Kronikë

Zbulohet gruaja, pjesë e 4 bandave kriminale (Përgjimet)


               Publikuar në : 19:00 - 14/09/19 |
geliano fataj

Plot 21 të arrestuar në operacionin e koduar “Limit”, mbetën në burg këtë të shtunë, ndërsa tre të tjerë u lanë në arrest shtëpie.
Ishin përgjimet ato që çuan pas hekurave trafikantët. Nga përgjimet e Prokurorisë, pjesë e këtyre bandave, që vepronin si një grup i strukturuar kriminal, rezulton të ketë qenë edhe një grua, me emrin Miranda, e cila është bashkëshortja e Genc Bamllarit, xhaxhait të kreut të një prej bandave, Olgert Bamllarit.
Në bisedën e zhvilluar bashkëshortja e Genc Bamllarit njofton një prej krerëve të këtyre bandave, Olgert Bamllarin, që të mos flasë më, sepse telefonat janë nën përgjim dhe se vetë asaj dhe Gencit i kishin sekuestruar celularin dhe kontrolluar shtëpinë.

Biseda mes Miranda Bamllarit dhe Olgert Bamllarit:

Miranda: Miranda jam

Olgert: E Miranda, çar bën? Si je?

Miranda: Hiç

Miranda: Sapo erdha nga puna dhe!

Olgert: Çarë

Miranda: Dëgjon o dëgjon, përgjohen telefonat tëra e!

Olgert: Hë?

Miranda: Edhe timin e kanë marrë, të Gencit e kanë marrë

Olgert: Po pse?

Miranda: Erdhën brenda, nuk e di. Nga telefonatat gjetën, s’kishte kallëzuar njëri…në drekë erdha.

Olgert: Erdhën në shpi

Miranda: Kontrolluan. Në shpi po…

Operacionin “Limit” u krye nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke. U shkatërruan katër grupe kriminale që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike. Në total u prangosën 58 persona. Kryesisht droga trafikohej në Greqi e Turqi./ Opinion.al

Pas