Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Murrizi-Rudinës: Më bëre “gjyq publik”, të falenderoj edhe si “gjykatëse”

2019/09/14 at 7:09 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Murrizi-Rudinës: Më bëre “gjyq publik”, të falenderoj edhe si “gjykatëse”

Një problematikë që hasim shpesh është ajo e komunikimit jo të duhur të personave të instancave administrative, të personazheve publikë, të cilët shpesh herë në fjalorin e tyre, duke u justifikuar si fjalë të zhargonit të përditshëm, përdorin fjalë të cilat mund të prekin një komunitet të caktuar.


Shumë lajme, por edhe protesta u bënë para disa ditësh, pasi pikërisht një prej personazheve publikë të jetës politike në vend, përdori një fjalë të papërshtatshme.

Rasti konkret është ai i Myslim Murrizit, i cili gjatë një debati në rrjetin e tij social Facebook ka ofenduar një nga ndjekësit e tij dhe në të njëjtën kohë ka prekur dhe diskriminuar personat me aftësi ndryshe, të cilët janë me sindromën Down.

Në një status në rrjetet sociale ai po komentonte mbi aktualitetin politik në vend, duke akuzuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Murrizi mori edhe kritika nga ndjekësit. Në përgjigje të njërit prej tyre ai ka përdorur për ofendim edhe diagnozën me sindromës Down. “Ik qërohu se më vjen të vjell kur shoh që një down komenton në fb tim”, shkruante Murrizi.

Nënkryetari i Kuvendit Murrizi, përmes një deklarate për mediat dhënë nga Kryesia e Kuvendit, iu ka kërkuar falje të gjithë personave që janë me aftësi të kufizuara.

“Unë ndjej keqardhje dhe përgjegjësi për lëndimin që i kam shkaktuar, ndaj jam sot para mediave për të kërkuar falje para mediave për të gjithë të indinjuarit nga komunikimi im në Facebook. Dhe për t’i garantuar ata se si deputet do të kenë mbështetjen time të përhershme.  Po ashtu ndjej neveri ndaj kujtdo individi hipokrit që kërkon të ndihet  faktor apo të shfaqet si i rëndësishëm duke spekuluar në mënyrë të turpshme me këtë turp. Ndërsa avokates së marrëveshjes së 17 Majit mes Bashës dhe Ramës, për hatër të pallatit 17-katësh të prishur me marrëveshje që pret shpërblim nga 17 milionë eurot e taksave të shqiptarëve, i them që mos bëjë ciu-ciu me deklarata false dhe sikur është e prekur shumë. Ka dy vjet që ka ngrohur karrigen dhe nuk e di nëse ekziston ky grup social.”

Përfaqësues të fondacionit Down Syndrome Albania, kundër gjuhës denigruese të nënkryetarit të Parlamentit Myslim Murrizi, kanë organizuar edhe disa protesta jashtë dyerve të Parlamentit. Fondacioni “Down Syndrome Albania” ka reaguar pas ndjesës që kërkoi deputeti Myslim Murrizi për fjalorin diskriminues kundër kësaj kategorie të shoqërisë duke kërkuar dorëheqjen. Murrizi dje vendosi që të thyente heshtjen duke kërkuar falje, ndërsa sulmoi edhe Avokaten e Popullit. Por sot, Fondacioni ”Down Syndrome Albania” edhe pse e cilësoi si standard të vendosur nga deputeti nuk u mjaftua me ndjesën duke kërkuar dorëheqjen. Po ashtu Fondacioni “Down Syndrome Albania” ka nisur një peticion online për largimin e Murrizit nga pozicioni “Nënkryetar i Parlamentit”.

Nga studio e emisionit “Rudina” në Tv Klan, Murrizi kërkoi edhe një herë tjetër ndjesë për fjalorin.

Rudina: Dua sërish, në kuadër të kësaj që ju ndodhi juve, një gabim, një lapsus, një falje publike që ju kërkuat, dua ta mbyllim me një mesazh të rëndësishëm dhe dua që ta thoni ju në këto momente…

Myslim Murrizi: Unë sinqerisht të falënderoj për ftesën. Nuk është se shoh shumë emisione jashtë politike dhe kjo është një dobësi e jona. Jeni i pari televizion që më ftoni dhe e para moderatore dhe ju thashë që do të vij me qejf dhe do të flas. Të falënderoj shumë që më dhe mundësinë që të kërkoj edhe një herë nga valët e Tv Klan ndjesë publike, shpirtërore, për të gjithë atë komunitet. Por në një farë mënyre, ju me të drejtë, morët përsipër të më bënit edhe një “gjyq” moral dhe shpirtëror përpara opinionit publik dhe unë ju falënderoj edhe si gjykatëse. / Burimi: TV Klan



Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë fillimin e negociatave

Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë fillimin e negociatave

Kur shqiptarët mahnisnin Europën si mercenarë

Kur shqiptarët mahnisnin Europën si mercenarë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miraton shkarkimin e prokurores

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miraton shkarkimin e prokurores
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}