Aktualitet

Zbulohet emri i italianit të dytë, viktimë e aksidentit në Velipojë


               Publikuar në : 18:10 - 03/08/16 |
root

Mediat italiane kanë publikuar emrin e italianit të dytë që humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin tragjik në Velipojë. Ai është Giovanni Sanguedolce, i lindur në vitin 1980 në Andria (36 vjeç), raporton agjencia italiane “Repubblica.it” .

“Dy të rinj italianë vdiqën në një aksident me makinë të martën në mëngjes në Shqipëri, së bashku me dy persona të tjerë nga Shqipëria. Viktimat janë 25 vjeçari italian Giorgio De Serio, nga Bari, dhe John Sanguedolce, 36 vjeç nga Andria. Nëna e De Serio tashmë ka mbërritur në Shqipëri”, shkruajnë mediat italiane. Besmir Kola, 39­vjeç dhe Artenisa Perej, 21 vjeçe, të dy kushërinjë ishin shqiptarët e mbetur viktima të aksidentit në Velipojë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas