Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet drafti final i ndryshimeve kushtetuese. Ja zyrtarët që hetohen

2016/05/06 at 1:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet drafti final i ndryshimeve kushtetuese. Ja zyrtarët që hetohen

Drafti i ndryshimeve kushtetuese, i ripunuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, që iu dorëzua një ditë më parë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi ka pësuar një sërë ndryshimesh thelbësore, nga rekomandimet që u bënë në mesin e Marsit nga Komisioni i Venecias.

Drafti i siguruar nga Televizioni Klan nis me një shënim, që dëshmon mosmarrëveshjet mes palëve; propozimet e tyre janë shënuar me ngjyra të ndryshme.

Një nga propozimet e reja është përcaktimi se cilët janë funksionarët e lartë, që do të bëhen pjesë e hetimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë dhe Apelit, që do marrin në shqyrtim veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Funksionarë të lartë përfshijnë Presidentin në detyrë dhe ish – Presidentët e Republikës, Kryetarin në detyrë dhe ish – Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrin në detyrë dhe ish – Kryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave në detyrë, anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Kryetarët e Bashkive dhe deputetët e Kuvendit, Zëvendësministrat, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë.

Zyrtarë e lartë do të hetohen nga Prokuroria dhe gjykatat e posaçme, anëtarët e të cilave do të kalojnë në një filtër të fortë përzgjedhje përpara emërimit.

Ndërsa si kriter i emërimit duhet të jetë dhe përmbushja e këtyre kushte.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mund të emërojë asnjë gjyqtar, drejtues apo prokurorë të gjykatave të posaçme apo Prokurorisë së Posaçme pa marrë pëlqimin e tij dhe familjarëve të afërt për kontrollet periodike të llogarive bankare dhe telekomunikimeve personale.

Ndërkohë që të gjithë ata, por dhe oficerët e hetimit dhe punonjësit e administratës së këtyre institucioneve, u nënshtrohen me sukses verifikimit të pasurisë dhe të figurës.

Prokurori i Përgjithshëm do të nuk kalon me nga Presidenti i Republikës, por do të propozohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këshilli i propozon Kuvendit 3 kandidatë. Kryeprokurori zgjidhet mes tyre me 3/5 e votave të anëtarëve të Kuvendit. Nëse ai nuk zgjidhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë konsiderohet i emëruar. Mandati i tij është 7 vjet, pa të drejtë riemërimi.

Propozimi që EURALIUS dhe UPDAT bëjnë për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese parashikon votim me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit dhe kur në votimin e parë Kuvendi nuk siguron shumicën e kërkuar prej tre të pestave, brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës së kandidatëve, kandidati i renditur më lart konsiderohet i emëruar.

Nga 9 anëtarët e kësaj gjykate, tre emërohen Presidenti i Republikës, tre nga Kuvendi dhe tre të tjerë nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative. Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e anëtarëve të gjykatës, me mandat 3 – vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje. /Tv Klan




Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Sali, ngre kokën do ta votosh reformën në drejtësi?

Sali, ngre kokën do ta votosh reformën në drejtësi?

Video/ Basha: Ja ku ndryshon denoncimi ynë nga denoncimi i Berishës

Video/ Basha: Veliaj është mashtrues, nuk vlen të merrem me të

Rama: Ja si e njoh unë Shullazin. Paloka ka luajtur poker me të

Rama-Berishës: Ke rrëshqit, je për spital. S'do reformën në drejtësi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}