Kronikë

Zbulohen 10 sera me kanabis në Thumanë, në pranga dy persona (Emrat)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:13 - 07/04/22 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona në kuadër të operacionit policor të koduar “Thumana”.

Bëhet me dije se janë arrestuar Klisman Lika, 32 vjeç dhe Qemal Ferhati, 68 vjeç. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ardit Ferhati, 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë (djali i shtetasit Qemal Ferhati).

Gjatë kontrollit në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë, Njësia Administrative Thumanë, në truallin pas banesës së shtetasit Qemal Ferhati,  oficerët e policisë kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme hetimore./Opinion.al

Pas