Kronikë

Zbardhet vrasja e 23-vjeçarit në Fier, arrestohen dy të rinj


               Publikuar në : 08:44 - 13/08/19 |
xhu lia

Policia e Fierit thotë se ka zbardhur vrasjen e 23 vjeçarit Florian Selimi, i cili u gjet i vdekur afër një kanali pranë makinës së tij mëngjesin e së hënës, në fshatin Hamil.

Sipas policisë në pranga kanë përfunduar 26-vjeçari : S.S dhe 20-vjeçari K.M, të dy banues në fshatin Sulaj.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës Florian Selimin. Ata e kanë hedhur trupin në një kanal anës rrugës dhe më pas janë larguar.

I riu nga Tropoja kishte disa vite që jetonte në fshatin Sulaj të Fierit, fshat në të cilin banojnë edhe dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./ Opinion.al

Pas