Kryesore

Zbardhet qëllimi i takimeve të Yuri Kim me Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:36 - 21/05/20 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim zhvilloi dy  takime në pak kohë me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, është zbardhur se kush ka qenë fokusi i këtyre takimeve. Mësohet se ambasadorja dhe Rama kanë folur në lidhje me procesin e Reformës Zgjedhore.

Sipas informacioneve, SHBA kërkon një sistem zgjedhor në Shqipëri me lista të hapura, dhe për këtë ka dhënë si shembull modelin zgjedhor danez.

Sistem proporcional rajonal me votim preferencial është propozimi i ambasadores amerikane që i është dërguar edhe tryezës së Reformës Zgjedhore.

Çfarë është sistemi zgjedhor danez?

‘D’Hondt’ quhet ndryshe dhe është i përbërë nga dy lista ku tek e para është lista e mbyllur kombëtare me partitë respektove, kurse tek e dyta janë gjithë kandidatët për deputetë dhe votuesit mund të votojnë kë të preferojnë./ Opinion.al

Pas