Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet propozimi, ja si do të ndahen lekët për universitetet

2016/08/10 at 4:52 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studentët votuan për rektorët/ Ata vizatuan një penis në fletë

Mësohet formula e ndarjes së fondeve të shtetit për institucionet e arsimit të lartë në vend.


Skema e propozuar merr në konsideratë fondin e pakushtëzuar të qeverisë, që do të jepet në formë grantesh dhe tarifat studentore.

Ajo çfarë do të ndryshojë te të ardhurat e universiteteve, krahasuar me njëri­tjetrin, janë koeficientet e degëve ku u jepet përparësi atyre që qeveria i sheh më me prioritet.

Fondet nga shteti nuk janë i vetmi burim të ardhurash për universitetet. Pagesat e studentëve, donacionet, veprimtari kërkimore­shkencore, të ardhurat për shërbimet e kryera, ato me palët e treta apo financime nga fonde të specializuara, parashikohen si burime të ligjshme për universitetet që të nxjerrin përfitime shtesë.

Përveç buxhetit të shtetit, institucionet e arsimit të lartë, që me ligjin e ri marrin në dorë financat e tyre, kanë të drejtë të përcaktojnë mënyrën e përdorimit të fondeve.

PROJEKTVENDIMI

Sipas aktit derivat të ligjit për arsimin e lartë të hartuar nga qeveria, burimet financiare të saj do të jepen në formë grantesh, ku pjesën më të madhe (85%) e zë mësimdhënia, e më pak politikat qeveritare të zhvillimit dhe kërkimi shkencor.

Treguesi i parë përfshin disa komponentë: numrin e studentëve që ndjekin ciklin e parë, të cilët konvertohen në njësi financimi; koeficientet e financimit sipas programeve të ndryshme, bazuar në koston mesatare për student.

Formula e financimit përllogarit shumën totale të grantit qeveritar të mësimdhënies dhe të ardhurat e studentëve. “Shuma e financimit bazë që çdo institucion do të marrë, do të jetë prodhim i njësive totale të financimit shumëzuar me financimin për njësi”, thuhet në projektvendimin e hartuar.

Pjesë e granteve do të jenë edhe tri kategori: studentët e shkëlqyer, ato të shtresave në nevojë, si dhe studentët që zgjedhin degë me prioritet kombëtar.

Në relacionin shoqërues të projektvendimit, qeveria e argumenton këtë skemë financimi me qendër studentin. “Metoda e financimit e propozuar është bazuar në numrin e studentëve prezentë në një universitet çdo vit.

Karakteristika më e rëndësishme që është marrë në konsideratë në përllogaritjen e drejtimit të fondeve është dega e ndjekur nga studenti”.

Koeficientet Ndarja e lekëve të shtetit merr në konsideratë edhe profilin e degës që ndjek studenti, duke i vënë secilës një koeficient të caktuar.

Koeficientet e degëve (të pasqyruara në tabelën e mësipërme) tregojnë mesataren e grupit të krahasuesve ndërkombëtarë, të modifikuara në bazë të rrethanave ku ndodhet vendi ynë (koeficient më të lartë për sportet dhe artet, sesa krahasuesit ndërkombëtarë).

Në relacionin shoqërues të projektvendimit theksohet se këto të fundit s’kanë të bëjnë aspak me nivelin e tarifave.

Pas arteve e sporteve, koeficient më të lartë kanë degë prioritare për qeverinë: shkencat natyrore, inxhinieri, shkencat kompjuterike, si dhe profilet e diplomave 2­ vjeçare.

Kjo politikë e ndjekur sipas qeverisë mbron universitetet që ofrojnë vetëm profile të tilla studimi, të mos vuajnë për shkak se studentët paguajnë tarifa të ulëta.

Panorama

leket-e-universiteteve

Etiketa: fondelekepolitikaqeveriaUniversitete


Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Para
Berisha: Rama dhe Linda i shitën privatit kuotat e universitetit publik

Vrasja e 17 vjeçarit dhe turistit çek, Berisha: Heshtja e Ramës, kod kriminal

Foto/ Ja 10 njerëzit e famshëm që kanë probleme me lëkurën

Megan Fox bëhet nënë për herë të tretë

Çfarë e shkakton gërhitjen dhe si të shpëtoni prej saj

Çfarë e shkakton gërhitjen dhe si të shpëtoni prej saj

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}