Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet programi ekonomik i PD, ku do të mbështetet projekti i opozitës

2021/01/27 at 4:09 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet programi ekonomik i PD, ku do të mbështetet projekti i opozitës

90 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët kanë gati alternativën e tyre për qytetarët shqiptarë.

Grupi i ekspertëve të ekonomisë në Partinë Demokratike pas një pune 1 vjeçare në bashkëpunim me ekspertët gjerman të CDU-së, kanë dorëzuar në tryezën e Lulzim Bashës planin përmes të cilit ai do të kërkojë votëbesimin e shqiptarëve për të qenë në krye të vendit për 4 vitet e ardhshme.

Ekonomia do të jetë shtylla kryesore e programit të demokratëve. Ndryshimi për Lulzim Bashën duhet të nis nga taksat. Demokratët propozojnë që të ulet barra për biznesin nga 15 në 9 % përmes taksës së sheshtë.

Nëse do të marrë votëbesimin e shqiptarëve, Lulzim Basha ka premtuar se karburantin do ta paguajnë më lirë, pasi do të hiqet taksa mbi karburantin prej 24 lekësh. Ndërhyrje do të ketë edhe në skemën e sigurimeve shoqërore, të cilat demokratët premtojnë t’i ulin nga 24 në 18 përqind ku 9% të vlerës do ta paguaj punëdhënësi dhe 9 përqind do të jetë detyrim i punëmarrësit.

Demokratët janë të bindur se falë menaxhimit që do t’i bëjnë kompanive shtetërore të energjisë, do të mundësojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin. Ndërkohë që lehtësira pritet të ketë edhe për bizneset e huaja që do të kenë interes për të investuar në Shqipëri.

Një prej pikave kryesore të programit ekonomik të demokratëve pritet të jetë edhe vendosja në filtër e të gjithë koncensionareve dhe kontrateve të partneritetetit publik privat nga viti 2005 kur qeverisnin vetë demokratët dhe kryesisht kontratat e dhëna gjatë 8 vjeçarit të fundit nga maxhoranca e majtë. Përmes ligjit antimafia demokratët janë të bindur se të gjithë koncensionet korruptive do të zhbëhëne dhe shqiptarëve do të mund t’i rikthehen paratë e marra përmes kontratave abuzive.

Një prej sektorëve që do të vlerësohet si prioritar në programin e demokratëve është edhe ai i arsimit.

Lulzim Basha është zotuar se si kryeministër ndër vendimet e para që do të marrë është anulimi i ligjit të arsimit të lartë. ABC ka mësuar se PD parashikon në programin e saj dyfishim të buxhetit për arsimin, ndërkohë që do të ketë mbështetje financiare për çdo student që vjen nga familje me të ardhura mujore më pak se 64 mijë lekë në muaj. Për të krijaur një frymëmarrje në tregun e punës, demokratët parashikojnë në program që të mbështesin financiarish 10 mijë studentët më të mirë për çdo vit akademik.

Duke e cilësuar si të padrejtë, trajtimin e fermerëve nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama, demokratët premtojnë 100 milionë euro subvencione çdo vit. Ndërkohë që mbështetje në vlerën e 50 milionë eurove pritet të ketë për të gjithë prodhuesit e produkteve Made in Albania.

Programi ekonomik i Partisë Demokratike përballë shqiptarëve pritet të prezantohet të enjten nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe ekspertët e tij që kanë punuar përgjatë këtyre muajve për alternativën që do t’i ofrojnë shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit. / Burimi: Abc News

Etiketa: PDprogramizgjedjhet

Ju sugjerojmë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”
Bota

“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”

7 Janar, 2026 4:36 pm
Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë

7 Janar, 2026 4:33 pm
Para
I shpëtoi dënimit me 20 vite burg, rihapet pjesërisht hetimi për Kolaverin

I shpëtoi dënimit me 20 vite burg, rihapet pjesërisht hetimi për Kolaverin

Vetëvendosja dhe AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Supreme

Vetëvendosja dhe AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Supreme

‘Kush i bën këto ndërtime kur s’ka punë’, Rama: I bën Ndrangheta me mafien

'Kush i bën këto ndërtime kur s'ka punë', Rama: I bën Ndrangheta me mafien

TE FUNDIT

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
7 Janar, 2026

Venezuela do t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara 50 milionë fuçi naftë, me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë, pas operacionit ushtarak...

Lexo më shumë

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
7 Janar, 2026

Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Durrës, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se kthimi i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com