Aktualitet

‘Kush i bën këto ndërtime kur s’ka punë’, Rama: I bën Ndrangheta me mafien


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 27/01/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme kantierin e lagjes së re që po ndërtohet në Vaqarri, njësi administrative e Tiranës, teksa ka deklaruar se 27 000 vende pune janë krijuar në vendin tonë vetëm nga rindërtimi.

Referuar përgjimeve të dala në javën e fundit nga antimafia italiane, kryeministri nuk kurseu batutat.

“Shkruante njëri në facebook, ore gjithë këto ndërtime kush i bën thoshte këto ndërtime kur s’ka punë. I bën Ndrangheta me mafien i thashë. 27 mijë vende punë të krijuara vetëm nga rindëritm për të gjitha kompanitë shqiptare faktikisht nuk  ka kompani që nuk është përfshirë në proces”, tha Rama.

Në Vaqarr ka qenë dhe ministri Arben Ahmetaj i cili u shpreh se “Kompanitë kanë probleme me kapacitetet e punëtorëve dhe inxhinierëve”.

Ndërkaq, kujtojmë se pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një operacion ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove ku kishte përshirje dhe grupit mafioz “Ndrangheta”. Batuta e kryeministrit Rama ishte në kuadër të gjithë kësaj ngjarjeje./Opinion.al

Pas