Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet platforma e opozitës për reformën zgjedhore

2019/10/02 at 11:06 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kriza politike/ Basha-Ramës: Zbato planin e opozitës, ose hap krahun

Është zbardhur platforma e opozitës për reformën zgjedhore. Lidhur me këtë platformë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh më herët se opozita i ka dorëzuar materialin kryeministrit Edi Rama.


Po ashtu, Basha paralajmëroi Ramën duke thënë së “ta zbatojë ose të hapë krahun ta zbatojmë ne”.

“Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë, vendi është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza. Ne kemi një plan për reformën zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marri ta zbatojë, nëse nuk e zbaton dot të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne”, deklaroi Basha.

QËNDRIM I OPOZITËS SË BASHKUAR PËR “REFORMËN ZGJEDHORE”

1. Opozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë, si tregues i mirënjohjes për përpjekjet e tyre për forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri dhe bashkëpunimit ndër vite për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri.

1.1. Duke qenë se Reforma Zgjedhore është një nga kushtet për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë realizimin e saj.

1.2. Opozita e Bashkuar rithekson nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, që mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë drejtim, personat, subjekt të hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/2017, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore për të cilën ka nevojë vendi.

1.3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile. Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

1.4. Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk gëzon legjitimitetin e nevojshëm për realizimin e reformimit të kuadrit ligjor zgjedhor dhe nuk është organ përfaqësues i vullnetit të qytetarëve. Ai është produkt i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit. Për pasojë, asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.

1.5. Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.

2. Reforma Zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2.1. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen. Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi. Reformat Zgjedhore marrin kuptim vetëm atëherë kur krimet elektorale të së shkuarës të jenë hetuar në mënyrë profesionale dhe të pavarur, dhe autorët e krimeve të jenë përballur me ligjin.

2.2. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore:
• shitblerja e votës;
• presioni mbi zgjedhësit në administratë publike;
• abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet;
• cënimi i sekretit dhe lirisë së votës;
• manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit.

2.3. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Kapja e shtetit nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, në Kuvend, në Qeveri, në pushtetin vendor, në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare.

2.4. Zbatimi i Rekomandimeve teknike të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.

3. Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhen sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

4. Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Në këtë kuadër, konstatohet se:

• Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci për ndarjen e shtetit nga partia apo politikës nga krimi.
• KQZ nën kontrollin politik të partisë në pushtet nuk garanton paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore, duke anulluar të gjitha garancitë që ofron ligji për subjektet zgjedhore.
• Organet e zbatimit të ligjit (Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit) nuk kryejnë dot funksionet e tyre sipas ligjit, për shkak të kontrollit nga partia në pushtet dhe Qeveria.
• Gjykatat janë jofunksionale dhe nën presionin politik të Qeverisë, siç evidentoi OSBE/ODIHR, duke pamundësuar ushtrimin e garancive që Kushtetuta dhe ligji ofrojnë në rast shkeljesh nga Qeveria apo administrata zgjedhore.

5. Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve.

Zgjedhjet nuk janë e vetmja forme e shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Kushtetuta i garanton qytetarëve shprehjen e vullnetit dhe pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë në vendimmarrje, nëpërmjet Referendumeve. Kodi Zgjedhor aktual, i pandryshuar për këtë çështje që nga viti 2000, pamundëson zhvillimin efektiv të Referendumeve. Referendumet janë e vetmja formë që përveç mundësisë për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët për një çështje, garantojnë edhe të drejtën e qytetarëve për të ndikuar drejtëpërdrejtë në politikbërje, nga Qeveria, Parlamenti dhe partitë politike./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Bota

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

11 Korrik, 2026 2:58 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

11 Korrik, 2026 2:50 pm
Para
Platforma e opozitës, Kryemadhi: Rama të përgjigjet për 5 kushtet

Platforma e opozitës, Kryemadhi: Rama të përgjigjet për 5 kushtet

“Unë përgjegjësi kam vetëm bananet, kriminelët s’dalin këtu në intervista”

Opinion/ Mister, oriz në vend të kokainës

Plani për të dalë nga kriza, Rama i jep përgjigje Bashës

Plani për të dalë nga kriza, Rama i jep përgjigje Bashës
















TE FUNDIT

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
11 Korrik, 2026

Ushtria izraelite ndërmori të shtunën një valë të re sulmesh ajrore në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes kornizë të ndërmjetësuar...

Lexo më shumë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurtin...

Lexo më shumë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillon me të rinjtë foli edhe për rrugën drejt BE-së. “Kam frikë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}