Presidenti kinez Xi Jinping mësohet se i ka thënë homologut të tij amerikan Joe Biden të premten se konfliktet dhe konfrontimet si ngjarjet që ndodhin në Ukrainë nuk janë në interesin e askujt.
Presidenti kinez dhe Biden po zhvillojnë një bisedë telefonike prej disa minutash dhe një pjesë e bisedës së tyre u zbardh nga mediat shtetërore kineze.
Sipas tyre, Xi ka thënë se: “Kriza në Ukrainë është diçka që ne nuk duam ta shohim”.
Xi tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i udhëheqin marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e duhur dhe të dyja palët gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësitë e duhura ndërkombëtare dhe të bëjnë përpjekje për paqen botërore, raportoi Reuters./Opinion.al