InstaBIZ

Ylli i kinemasë botërore në gjendje të rëndë, pëson goditje në tru


               Publikuar në : 17:59 - 09/08/19 |
el ida

Aktori legjendar, Alain Delon po rikuperohet në një klinikë private në Zvicër pasi pati një komplikacion të rëndë shëndetësor.

I biri, bëri me dije se Alain pësoi një goditje në tru dhe për pasojë pati edhe hemoragji.

Në një deklaratë për “AFP”, Anthony shtoi se e gjithë familja ka qëndruar pranë të atit, teksa falenderoi të gjithë adhuruesit e tij për mbështetjen dhe dashurinë e treguar.

“Ai iu nënshtrua një operacioni në spitalin “Pitié-Salpêtrière” dhe qëndroi në terapi intensive. E gjithë familja qëndroi pranë tij në këto ditë, unë, vëllai, motra dhe nëna ime Nathalie”, është shprehur Anthony.

Aktori 83-vjeçar francez është një ikonë e industrisë së filmit, pasi ka interpretuar në mbi 80 filma. Ai ka punuar me kineastë si Michelangelo Antonioni, Luchino Visconti, Jean-Pierre Melville dhe Jean-Luc Godard./Opinion.al

Pas