TIRANE- Ka përfunduar në gjykatë konflikti mes Xhoana Nanos (gruaja e Fatos Nanos) dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Bëhet fjalë për urdhërin e Bashkisë që detyron Fatos dhe Xhoana Nanon të lirojnë hapësirat publike të dhëna dikur me qira nga Bashkia për agjencinë “Joy Travel” dhe restorant “Pulëbardha”.
Kujtojmë se më 23 tetor Bashkia e Tiranës ka kërkuar të zgjidhë kontrratën me shoqërinë “Joy Travel” pasi nuk e përdor ambientin për qëllimin me të cilin e ka marrë “lokal shërbimi me sistem 24 orësh në shërbim të udhëtarëve”, prandaj po kërkon zgjidhjen e kontratës para afatit të përcaktuar (20 vite).