Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Walter Zenga: De Biasi te Italia?! Ftesë nga Shqipëria?!! Nuk e di ….

2016/04/29 at 12:48 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Walter Zenga: De Biasi te Italia?! Ftesë nga Shqipëria?!! Nuk e di ….

De Biazi do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë”. Ky ishte lajmi që bëri bujë në mediat italiane dhe më pas në ato shqiptare. Deri diku me të drejtë, sepse pretendohej se këtë e ka thënë Valter Zenga, ish­-portieri i shquar italian që sot është trajner i Al Shaab, skuadër në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas kësaj nisën spekulimet deri aty sa Zenga mund të jetë një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar De Biazin në postin e trajnerit, nëse 57­-vjeçari vendos të largohet nga pankina kuqezi.

Për të hedhur pak dritë mbi të gjitha këto, gazeta “Panorama Sport” kontaktoi direkt me Valter Zengën, i cili në fakt mohoi të ketë thënë se De Biazi do të jetë trajner i Italisë.

Ai thjesht ka thënë “E meriton të jetë pas asaj që ka bërë me Shqipërinë, por jo se ai do të jetë patjetër trajner i ‘axurrëve’”.

Mister, ndjesë për shqetësimin, sepse sot (dje) keni edhe ditëlindjen, por do të donim t’ju pyesnim mbi një deklaratë tuajën në lidhje me De Biazin dhe Shqipërinë…

Po, e kam lexuar thuajse në të gjitha mediat italiane… Kishte bërë xhiron e Italisë shumë shpejt ajo deklaratë e imja.

Pra është e vërtetë që De Biazi do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë?

Jo, nuk kam thënë këtë. Duhet të jemi të qartë që në fillim.

Çfarë keni thënë ju saktësisht?

Shikoni, mua më pyetën gazetarët italianë dhe më thanë nëse isha gati të merrja drejtimin e Italisë. U thashë që nuk jam gati, sepse nuk kam as curriculum­in gati për një nismë të tillë. Më pas ata më pyetën se cili mund të ishte sipas meje njeriu i duhur dhe unë iu përgjigja tekstualisht: “Për mendimin tim e meriton De Biazi. Për atë që ka bërë me Shqipërinë, por edhe për eksperiencën që ka”. Vetëm kaq. Nuk kam asnjë shans unë të përcaktoj se kush do të jetë trajneri i Italisë në të ardhmen, për arsyen e thjeshtë se nuk kam asgjë në dorë. Dhe në fakt, tani që po flasim, as nuk e kam idenë se kush mund të vendoset në atë pozicion.

Pra, ju thjesht keni shfaqur një dëshirë, nuk është se dini diçka më shumë…?

Absolutisht ishte një vlerësim i imi personal kundrejt punës që ka bërë De Biazi. Ai ishte emri i parë që më erdhi ndërmend, sepse mund të thosha fare mirë edhe Ranieri, i cili gjithashtu po bën një mrekulli në Angli.

Flitet që De Biazi ka shumë oferta dhe mund të largohet pas Europianit. Ju do ta merrnit në konsideratë një ofertë nga Shqipëria, nëse do t’ju vinte një e tillë?

Shikoni, ju keni një zotëri trajner, i cili me sa di unë ka bërë me Shqipërinë atë që nuk e ka bërë askush. Ai është trajneri në detyrë dhe unë kurrsesi nuk mund të flas për rrethana hipotetike. E përsëris, De Biazi është një zotëri trajner dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme me përfaqësuesen tuaj.

Dakord, por nuk më thatë nëse ju josh ndopak emri i Shqipërisë…

Nuk e kuptoj se përse këmbëngulni, ndërkohë që e thashë një herë që ju keni një zotëri trajner.

Ndjesë për këmbënguljen, por e bëj këtë sepse emri juaj është lakuar si alternativë edhe para se të emërohej De Biazi trajner i Shqipërisë.

I kemi dashur shumë trajnerët italianë edhe para këtij suksesi… … (qesh).

Duhet t’i doni! Duhet t’i dojë gjithë Europa. Nuk e them këtë duke marrë në konsideratë emrat e mëdhenj si Ançeloti, Konte apo Spaleti. E them këtë sepse marr parasysh punën e Ranierit që po bën mrekulli në Angli… të De Biazit dhe Tramezanit që ia dolën me Shqipërinë, por edhe të Agostinelit që ka shanse të mira të shpallet kampion me Partizanin në vendin tuaj.

Unë e di se sa e vështirë është të fitosh titullin jashtë Italisë, sepse e kam fituar atë kur drejtoja Steauan e Bukureshtit dhe Yllin e Kuq të Beogradit… Për këtë arsye them se trajnerët italianë janë realisht të fortë. Ndërsa, sa për pyetjen tuaj mbi Shqipërinë, unë deri tani nuk kam pasur asnjë kontakt dhe nuk jam në dijeni të faktit që De Biazi mund të largohet prej aty. Nëse dikush do të më kontaktojë në të ardhmen, atëherë unë do të bisedoj, por deri tani ju keni një trajner në detyrë dhe duhet të tregojmë respektin maksimal, sepse e meriton.

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Pakoja më e çuditshme në Fedex nga Shqipëria. Ja çfarë përmbante?!

Pakoja më e çuditshme në Fedex nga Shqipëria. Ja çfarë përmbante?!

Cila është drejtoresha që nuk firmos projektin e stadiumit të Ramës?

Cila është drejtoresha që nuk firmos projektin e stadiumit të Ramës?

Avioni me drogë i Divjakës/ Apeli dënon Riformaton me 12 vite burg

Avioni me drogë i Divjakës/ Apeli dënon Riformaton me 12 vite burg

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com