Aktualitet

Cila është drejtoresha që nuk firmos projektin e stadiumit të Ramës?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 29/04/16 |
root

Projekti për stadiumin e ri në vend të “Qemal Stafës” është kthyer në temën kryesore të debateve ditët e fundit. Rreth këtij projekti ka shumë pikëpyetje, sidomos për ngritjen e një kulle dhe për faktin se do të shembet një objekt i trashëgimisë kulturore dhe do të ndërtohet në mes të Tiranës, një stadium shumë herë më i madh. Projekti ndërkohë për momentin ka mbetur peng i një firme.

Drejtoresha e Zyrës së Trashëgimisë Kulturore nuk ka pranuar të firmosë për prishjen e stadiumit, duke kërkuar më parë shfuqizimin e pjesës ligjore që e pengon. Kozeta Angjeliu refuzon të nënshkruajë marrëveshjen për projektin e “Arenës Kombëtare”, pasi stadiumi “Qemal Stafa” është në listën e Monumenteve të Kulturës.

Drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore ka kërkuar që të shfuqizohet në Kuvend ligji që e përcakton stadiumin si monument kulture, në të kundërt ajo nuk mund të firmosë për shembjen pasi e ndalon ligji./Tema

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas