Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç për Sky News: Po talleni? S’e ekstradoj Radoiçiçin sepse nuk e njohim Kosovën

2023/10/07 at 1:48 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç për Sky News: Po talleni? S’e ekstradoj Radoiçiçin sepse nuk e njohim Kosovën

“Po talleni me mua, apo çfarë? Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiçin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën”. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për Sky News, pas deklaratave të kryeministrit Kosovar Albin Kurti që kërkoi ekstardimin e tij.


I pyetur për përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, dhe për akuzat e Kosovës se Beogradi i ka planifikuar ngjarjet në Banjskë dhe i ka ofruar armë grupit terrorist, si dhe për fotografitë e publikuara nga Policia e Kosovës, të cilat tregojnë se shumica e armëve të konfiskuara janë prodhuar në Serbi, presidenti i Serbisë thotë se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin.

“Kush do të besojë se në fakt është ndryshe? Pothuajse askush”, tha Vuçiçi në këtë intervistë.

Duke folur për Milan Radoiçiçin, i cili ka pranuar të ketë qenë lider i grupit terrorist, Vuçiçi ka dhënë detaje të reja se si i ka siguruar armët, duke iu referuar deklaratës së Radoiçiçit.

“Personi që u mor në pyetje në procedurën paraprake tha se ka blerë diçka në Serbi, diçka në Kroaci, diçka në Bosnjë-Hercegovinë. Le ta verifikojmë tani”, tha Vuçiçi për Sky news, duke iu referuar Radoiçiçit.

I pyetur nëse Radoiçiç ka qenë aleati i tij i ngushtë, Vuçiçi është përgjigjur pozitivisht: “Nuk ka dyshim, ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe”.

Megjithatë, ai nuk mund të thotë se ishte shoku i tij. “Ai u akuzua. Ishte një shkelje e madhe, shumë e madhe penale”, theksoi Vuçiç.

I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiçin në Prishtinë, Vuçiç përgjigjet me pyetjen: “Po talleni me mua, apo çfarë?”.

“Po ju pyes sepse e dini se ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se agresioni që iu bë shtetit të Kosovës “është një krim i rëndë”.

I pyetur nëse ka simpati për këta njerëz, Vuçiçi thotë se nuk ka dhe se e dënon vrasjen e një polici. Megjithatë, ai shton se ndryshe nga Kosova, e cila e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe rrjedhimisht edhe pjesëtarët e grupit si terroristë, ai nuk mund t’i përshkruajë kështu “njerëzit që kanë jetuar atje dhe kanë dashur të kthehen”.

I pyetur se pse nuk i normalizon marrëdhëniet me Kosovën, Vuçiçi tha se “Serbia po bën gjithçka dhe është konstruktive dhe se kështu ka qenë edhe në takimin e fundit në Bruksel, duke pranuar të gjitha propozimet” e Borrellit e Lajçakut.

“Pala tjetër nuk ka dashur të bëjë asgjë lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili është nënshkruar para 10 vitesh dhe nuk kanë dashur të lëvizin në atë drejtim. Ata gjithmonë kërkonin vetëm njohje dhe asgjë tjetër”, tha Vuçiçi.

Ai shtoi se nuk do të kishte policë shqiptarë në veri të Kosovës nëse do të respektohej Marrëveshja e Brukselit.

“Duhet të kishte serbë me uniformën e Policisë së Kosovës, sipas nenit 9 të Marrëveshjes së Brukselit”, tha Vuçiçi për Sky News.

Presidenti serb fajësoi sërish kryeministrin Albin Kurti për situatën në veri. “Por e di se askush nuk do të dëgjojë këtë”, thotë ai.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Senatorët amerikanë vizitojnë Kinën

Senatorët amerikanë vizitojnë Kinën

Shqipëria kundër BE-së për Kosovën, Rama: Brukseli se priti mirë, por s’tërhiqemi

Rama: Shqipëria e dënon fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit

40 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur nga sulmi në Izrael, Netanjahu: Jemi në luftë

40 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur nga sulmi në Izrael, Netanjahu: Jemi në luftë
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}