Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç- Kurti/ “Presidenti i Serbisë po gënjen”, “Bisedime të tmerrshme”

2021/07/19 at 10:19 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, nis takimi Kurti-Vuçiç

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk ranë dakord për asgjë. Dakordimi i vetëm ishte që bisedimet të vazhdojnë.


“Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin kapitullin e së kaluarës dhe të shkojnë përpara”, u shpreh para takimit ndërmjetësi i dialogut, i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, në prag të raundit të dytë të dialogut mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ai shpresonte se palët do të jenë konstruktive dhe pragmatike dhe se do të bisedohet për “hapat që na çojnë përpara”.

“Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të shikojnë drejt të ardhmes evropiane, për qytetarët e tyre. E kaluara është e rëndësishme, por e ardhmja është edhe më e rëndësishme”, tha Borrell para takimit.

Përplasja rreth të së kaluarës

Por pikërisht e kaluara ishte ajo që sërish përplasi kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë Vuçiç. Ndaj takimi i sotëm në Bruksel ishte shumë më i shkrutër, sesa ishte planifikuar, sepse palët nuk ishin dakord pothuajse për asgjë. Pas bisedimeve u dëgjuan madje edhe fjalë të rënda në adresë të njëri-tjetrit. Kryeministri i Kosovës refuzon të nënshkruajë dokumentin për stabilitet dhe siguri, tha Vuçiç,

“Presidenti i Serbisë po gënjen”, u përgjigj Kurti. “Pala e Prishtinës është jo serioze”, bisedimet “nuk janë të vështira, por të tmerrshme”, tha Vuçiç. Ndërsa Kurti fajësoi palën serbe për gjenocid, duke nënvizuar se Vuçiç ka qenë pjesë e pushtetit asokohe.

E gjitha kjo dëshmon në fakt se palët jo vetëm që nuk janë dakorduar për asgjë, por pozicionet e tyre mbeten diametralisht të kundërta. Marrëveshja e vetme nga dita e sotme në Bruksel ishte që bisedimet të vazhdojnë.

Kurti: Pala serbe i ka refuzuar të gjitha

“Ne kemi prezantuar në takim një marrëveshje të balancuar prej gjashtë nenesh, për paqe mes Serbisë dhe Kosovës, e cila u refuzua, pa u lexuar fare. Zëvendëskryeministri (Besnik) Bislimi i ka lexuar 11 pikat që paraqesin pengesa në raportet tregtare të Kosovës me vendet e tjera, që ne kërkuam të hiqen, por as kjo nuk u pranua”, theksoi Kurti, i cili, në fillim, u shprehu ngushëllime të gjitha viktimave të reshjeve të fundit në Evropë dhe tha se këto bisedime po mbahen pikërisht në ditën e përvjetorit të 23 të masakrës në Rahovec, kur forcat serbe vranë e masakruan 150 shqiptarë, dhe 10 konsiderohen ende si të pagjetur.

Nuk pranohet “ballafaqimi me të kaluarën”

Pala kosovare ka insistuar që në dokumentin ku flitet për të pagjeturit, të futet edhe togfjalëshi – “ballafaqimi me të kaluarën”. Por as kjo kërkesë nuk është pranuar nga pala serbe, ndonëse “në një formë të zbutur është pranuar nga ndërmjetësi, zoti Borrell”.

“Unë nuk e kuptoj pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë ballafaqimit me të kaluarën, kur e dimë se problemet i kemi nga e kaluara. Vetëm nëse dikush, pra pala tjetër, ka probleme edhe vet me këtë të kaluar”, theksoi Kurti, duke shtuar: “Duket që kryetari i Serbisë e sheh shumë personale çështjen e të kaluarës”, theksoi Kurti.

Ai tha se atmosfera në takim nuk ka qenë shumë më ndryshe nga takimi i kaluar (15.06), ku atmosfera ishte shumë e tendosur. Por pasi Serbia, sipas tij, nuk e pranoi kërkesën që në dokument të futet togfjalëshi, ballafaqimi me të kaluarën, ishte e qartë se “nuk mund të ecim përpara”.

Si thelbin e problemeve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti sheh mungesën e njohjes mes këtyre dy vendeve. “Thelbi i raporteve është njohja e ndërsjelltë – Serbia duhet ta njohë Kosovën, e Kosova Serbinë.”

Kush po gënjen?

Në këtë takim është propozuar edhe nënshkrimi i një dokumenti ku palët zotohen se nuk do të ndërmerrnin asnjë veprim që do të acaronte situatën në terren dhe do të rrezikonte palën tjetër. Presidenti i Serbisë Vuçiç tha se “shqiptarët në Kosovë po armatosen dhe se po duan të krijojnë atmosferë pasigurie për serbët.

“Autoritetet e Prishtinës duan që serbët të mos ndjehen të sigurtë”, theksoi ai. Vuçiç pohon se ishte kryeministri Kurti ai që ka refuzuar ta nënshkruajë këtë dokument, që sipas tij, është dëshmi “se autoritetet e reja në Prishtinë duan të krijojnë një atmosferë pasigurie për serbët në Kosovë”.

“Kjo është gënjeshtër. Ai që ua ka thënë këtë, me gjasë presidenti i Serbisë, ju ka gënjyer. Kjo është gënjeshtër. Ai po gënjen”, theksoi Kurti. “Ne kemi kërkuar që në këtë dokument të futen edhe fjalët paqe dhe siguri, e jo vetëm fjala stabilitet. Arsyeja pse sot nuk e kemi nënshkruar sot këtë dokument është që pala serbe nuk e dëshironte togfjalëshin ballafaqimi me të kaluarën”, theksoi Kurti.

Vuçiç: Pala e Prishtinës flet vetëm për të kaluarën

Si kurrë herë më parë, presidenti i Serbisë qëndroi tërë kohën vetëm 10-15 metra më larg, gjatë kohës kur Kurti jepte deklaratën para gazetarëve. Kurti foli gjatë edhe në gjuhën serbe, për të kaluarën, për krimet e gjenocidin. Ndërsa Vuçiç më pas dha edhe disa intervista të tjera për mediat serbe, ku ndër të tjera u shpreh se “këto bisedime nuk janë të vështira, por janë të tmerrshme”. Ai tha se pala kosovare është e orientuar nga e kaluara ndërsa ajo serbe nga e ardhmja. “Kur flasim për ballafaqimin me të kaluarën duhet të flasim edhe për krimet ndaj serbëve”, tha Vuçiç.

Por që të dy, Kurti dhe Vuçiç thanë se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun, dhe që të dy pohonin se ata janë konstruktivë.

Takimi i radhës në nivelin e delegacioneve do të mbahet në fund të gushtit, ndërsa në shtator do të mbahet raundi i tretë Kurti – Vuçiç./DW

Etiketa: kurtivucic


Ju sugjerojmë

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali
Aktualitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali

29 Qershor, 2026 12:53 pm
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnces, Rama: Akt i neveritshëm, policia duhet t’i…
Kryesore

Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesat ndaj deputetëve

29 Qershor, 2026 11:54 am
Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste
Bota

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste

29 Qershor, 2026 10:32 am
SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
Bota

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

29 Qershor, 2026 8:38 am
Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
Kryesore

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

29 Qershor, 2026 8:36 am
Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze
Bota

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze

29 Qershor, 2026 8:34 am
Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës
Bota

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës

29 Qershor, 2026 8:24 am
Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

29 Qershor, 2026 7:46 am
Para
Erion Braçe pranon se nuk e ka të sigurt vendin në qeverinë e re

Erion Braçe pranon se nuk e ka të sigurt vendin në qeverinë e re

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 20 korrik 2021

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin,Kreu i KMSH: Të falim më shumë dashuri

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin,Kreu i KMSH: Të falim më shumë dashuri
















TE FUNDIT

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali
29 Qershor, 2026

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali. Pë rkëtë arsye, kryetarit të...

Lexo më shumë

Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesat ndaj deputetëve

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnces, Rama: Akt i neveritshëm, policia duhet t’i…
29 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbledhjen e përjavshme të mbledhjes së Grupit të PS, e cila ka mbaruar vetëm...

Lexo më shumë

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste
29 Qershor, 2026

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë kryer një operacion tokësor dhe sulme ajrore përgjatë kufirit Pakistan–Afganistan për t’iu përgjigjur goditjeve “terroriste ndaj...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani kanë rënë dakord të ndërpresin sulmet e tyre dhe të rifillojnë bisedimet në lidhje me mosmarrëveshjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}