Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Kurti dëshiron të aktrojë si një Zelensky i vogël në Ballkan

2024/07/05 at 5:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç: Kurti dëshiron të aktrojë si një Zelensky i vogël në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke komentuar opinionin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me armatosjen e Serbisë dhe afërsinë me Rusinë, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të armatosur si shenjë parandaluese ndaj tipave agresiv siç është Albin Kurti dhe disa të tjerë.


Aleksandër Vuçiç tha se Kurti vuan që ta vesh uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkanin Perendimor.

”Tani ati besoj Albin Kurtit ose këtyre tjerëve apo gënjejnë të dy parët, nëse ne po armatosemi, po pak ma shumë se sa do të donte ai, shumë më pak se sa do të doja unë, ashtu siç armatosen ata, përkatësisht i armatosin nga Turqit përmes gjermanëve deri te amerikanët, shumë më tepër se sa më pëlqen mua, shumë më pak se sa do të donte ai, dhe marrëzitë e tij se kush do luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi gjithë jetën vuan ta veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan, por kjo dëshirë nuk do t’i realizohet këtë, meqenëse ai nuk ka lidhje me territorin sovran dhe territorin e pavarur.

Ukraina, është një territor i njohur ndërkombëtarishtë, ata nuk janë kështu që ai të mund të vuaj për luftëra, ëndrrat tona janë të ndryshme, ëndrrat e tij janë lufta, ndërsa ëndrrat janë Serbia e suksesshme ekonomikisht e avancuar, Serbia e cila do të jetë bindshëm më e zhvilluara në këtë pjesë të Evropës, dhe ëndrrat tona janë aq të ndryshme sa nuk mund të krahasohen. A do të investojë Serbia në industrinë e saj sigurisht që po, a do të blejë Serbia gjithçka që i nevojitet po natyrisht për të pasur një faktorë parandalues ndaj tipave agresiv si është Albin Kurti dhe disa të tjerë”, tha ai.

Kurti në një opinion të publikuar sot në Neë York Times, i cili kryesisht i referohej NATO-s, ndër të tjera ka shkruar se edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje.

“Në shtator, trupat paraushtarake serbe të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që qeveria e SHBA e quajti një përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i kritikuar nga Shtetet e Bashkuara si “destabilizues”. Vitin e kaluar NATO rriti trupat e saj nga 3,770 në rreth 4,500 mes kërcënimeve në rritje ndaj paqes. Sfidat politike mbeten gjithashtu.

Në vitin 2017, Aleksandar Vuçiq, një ish-ministër i propagandës nën udhëheqjen e Millosheviçit, u bë president i Serbisë. Ngritja e tij shënoi një kthim në politikën autoritare, etnonacionaliste të Millosheviçit, veçanërisht në llojin ekspansionist. Politika autoritare e Beogradit ua vështirësoi veçanërisht jetën serbëve etnikë në Kosovë. Atyre iu desh të luanin rolin e tyre si pakicë në një vend të ri me një popullsi prej përafërsisht 93 përqind shqiptarë etnikë dhe 7 përqind të përbërë nga pakica të tjera, duke përfshirë romët dhe turqit. Serbia e ka penguar këtë integrim. U desh trimëri që serbët etnikë t’i bashkoheshin institucioneve dhe të bëheshin pjesëmarrës aktivë në vend”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Sipas Kurtit, një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë.

“Serbia mund të përpiqet të fitojë territor përmes agresionit dhe Rusia mund të fitojë një kontroll më të fortë ndaj Serbisë si një satelit, përveçse të shpërqendrojë botën nga lufta që po bën në Ukrainë. Nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia ka investuar shumë në bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë. Një raport i vitit 2019 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së arriti në përfundimin se “Serbia ofron mjedisin më lejues për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor”. Kosova, përkundrazi, nuk mund të ofronte një mjedis më pak lejues. Ne kemi mbetur pro-perëndimorë të vendosur.”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti./ KosovaPress



Ju sugjerojmë

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
Para
Shpërtheu në lot pas humbjes së penalltisë kundër Sllovenisë, motra e Cristiano Ronaldos tregon arsyen e lotëve të portugezit

Shpërtheu në lot pas humbjes së penalltisë kundër Sllovenisë, motra e Cristiano Ronaldos tregon arsyen e lotëve të portugezit

Mijëra tifozë gjermanë marshojnë drejt stadiumit përpara çerekfinales me Spanjën

Mijëra tifozë gjermanë marshojnë drejt stadiumit përpara çerekfinales me Spanjën

SHBA, gara presidenciale dhe fushatat e kandidatëve

SHBA, gara presidenciale dhe fushatat e kandidatëve
















TE FUNDIT

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
7 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë rreth orës 09:45 në fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
7 Korrik, 2026

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete...

Lexo më shumë

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
7 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije në një konferencë për mediat se një zgjidhje për luftën më...

Lexo më shumë

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
7 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}