Kronikë

Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:50 - 26/10/20 |
Al Do

Një vrasje ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.

Burime zyrtare nga policia njoftojnë se ka humbur jetën një 50-vjeçar me iniciale A.T, banues në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit.

Ekzekutimi i tij është bërë rreth orës 6:00 me armë zjarri, ndërkohë ende nuk dihet se kush është autori.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier./Opinion.al

Pas