Kronikë

U qëllua me plumb në kokë në prani të gruas, detaje nga vrasja në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:07 - 26/10/20 |
Al Do

Banorët e lagjes “Sheq i Madh” në Fier janë zgjuar mëngjesin e sotëm nga krismat e një arme zjarri.

Ahmet Toska, 50-vjeç u ekzekutua nga një person i paidentifikuar. Mësohet se ai është vrarë me një plumb në kokë pranë shtëpisë së tij.

Banorët e lagjes që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, thonë se në momentin e ekzekutimit, 50-vjeçari ka qenë me gruan e tij. Ata thonë se çdo mëngjes ai e shoqëronte atë në punë ndërsa vetë punonte në një pikë karburanti.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier./Opinion.al

Pas