Kronikë

“Vrava motrën, e kam të vdekur në shtëpi”, çfarë tha autori pas krimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 07/06/21 |
Opi Nion

Në foton e mësipërme shfaqet 58-vjeçarja Diana Vuka, e cila u vra me armë zjarri nga vëllai i saj, Fabian Vuka.

Mbrëmjen e djeshme policia arrestoi në oborrin e shtëpisë 55-vjeçarin Fabian Vuka, i cili pasi ka vrarë motrën e tij e ka mbajtur trupin e pajetë për dy ditë në shtëpi.

Diana Vuka u gjet nga policia e vdekur në dhomën e gjumit, ndërsa  mësohet se 55-vjeçari  e qëlloi me silenciator. Krimi dyshohet se ka ndodhur në kushtet kur 55-vjecari ishte në gjendje të dehur pas një debati mes tij dhe së motrës.

Ndërkohë që pas ngjarjes mësohet se 55-vjeçari mëngjesin e së shtunës doli në lagje në gjendje të dehur duke iu thënë fqinjëve, “kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”, po për shkak të gjendjes se tij fqinjët nuk e kanë besuar.

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën ka ndodhur në lagjen “3 heronjtë”, pranë shkollës “Ndoc Mazi” në Shkodër. Në banesën e 55-vjeçarit u gjet edhe një krehër pistolete zastava  pa fishekë, një krëhër automatiku pa fishekë dhe një silenciator automatiku./Opinion.al

Pas