Kryesore

Rama në Budapest:Hungaria mbështetëse e palëkundur për integrimin e vendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 07/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka treguar se ditën e sotme është në një takim pune me homologun e tij Hungarez Viktor Orbán.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se ky takim është në kuadër të bashkëpunimit në ekonomi, arsim, shëndetësi por edhe për çeljen e negociatave.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë Hunharia gjithmonë ka qenë një mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë në BE.

“Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur.”- shkruan Rama./Opinion.al

Pas