Kronikë

Vrau Xhuljan Bullarin për borxhet e drogës, autori njihej si hajdut serial


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 25/08/21 |
Opi Nion

Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së Xhuljan Bullarit, mësohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas konflikteve për çështje droge.

Sipas Klan News, viktima Xhuljan Bullari dhe Bledar Selmanaj, të cilët kishin njohje të mëparshme, ishin nisur nga Tirana drejt Vlorës. Hetuesit kanë dyshime se aty do të merreshin me çështje që kanë të bëjnë me lëndët narkotike. Klan News ka mësuar nga burime policore se viktima i kishte borxh një shumë parash autorit të dyshuar.

Ky borxh ka bërë që konflikti mes tyre të thellohet. Gjatë debatit mes tyre brenda makinës, autori e qëlloi 25-vjeçarin Bullari me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Një plumb e kishte prekur në kokë.

39-vjeçari Bledar Selmanaj, i dyshuar si autor i vrasjes, rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Së fundmi, ai kishte dalë nga burgu në datën 5 Gusht pasi ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë mësohet se Bledar Selmanaj, ka qenë i dënuar edhe për një sërë vjedhjesh, që i kryente në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Vlorë e Fier. Sendet e vjedhura, 39-vjeçari i shiste më pas nëpër dyqane./Opinion.al

Pas