Kronikë

Vrau nënkomisarin Hoxha, ndërron jetë në spital 21-vjeçari Aldi Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:05 - 29/09/21 |
Opi Nion

Aldi Rama, 21-vjeçari që qëlloi dje për vdekje nënkomisarin e policisë, Saimir Hoxha ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës.

I riu qëlloi veten me pistoletë në fyt në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së efektivit të policisë.

Sipas news 24, 21-vjeçari u transportua në Tiranë me plagë të mëdha në kokë dhe i intubuar, por nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi orës 10:30, në Lezhë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë u plagos me armë zjarri nënkomisari Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital./Opinion.al

Pas