Kronikë

Vrau mikun e familjes, arrestohet 50-vjeçari


               Publikuar në : 09:06 - 19/06/19 |
geliano fataj

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e 50-vjeçarit Tonin Ndoj, i cili mëngjesin e kësaj të mërkure ka vrarë me armë zjarrin Gjin Markun.  Sipas policisë së Lezhës, është sekuestruar dhe arma e krimit, tip “Kallashnikov”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja ka ndodhur por një pronë.  65-vjeçari Gjin Marku në momentin e krimit ishte duke punuar në parcelën e tij, mes arave në afërsi të fshatit Merqi.

Ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend.  Sipas policisë Tonin Ndoj ishte mik i familjes, ndërsa hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim./ Opinion.al

Pas