Kronikë

Vrau dy vëllezërit në Vlorë, arrestohet në Itali pas 23 vitesh 46-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 12/03/21 |
Opi Nion

Policia Italiane ka arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare 46-vjeçarin Gerti Selimajn, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet si autor i vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë.

Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Selimaj u konfliktua me dy vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho pasi këta të fundit kishin dhunuar një të afërm të tij dhe, pas një përleshjeje, ai i qëlloi për vdekje të dy.

46-vjeçari ishte gjithashtu i njohur edhe për policinë italiane, pasi në vitin 2015 u arrestua në komunën e Martina Franca nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Së bashku me vëllain e tij ai goditi me thikë bashkëatdhetarin e tij, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja e 23 viteve më parë në Vlorë:

Më 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë.

Të dy vëllezërit e dërguan në spital të plagosurin, por akoma nuk dihet se si nisi ngjarja. Në spital ka shkuar edhe i afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, i cili u ka kërkuar llogari vëllezërve për një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja.

Ata janë përplasur në ambientet e spitalit dhe më pas Selimaj ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Hasho. Selimaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Pas