Kronikë

Vrasjet seri, Nuredin Dumani dyshohet se ekzekutoi Emiliano Ramazanin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 13/10/20 |
Opi Nion

Nuredin Dumani është një nga personat më të kërkuar na Shqipëri, pasi akuzohet për disa vepra penale të rënda.

Së fundmi, Dumani dyshohet të jetë autor i një tjetër vrasjeje, i asaj të Emiliano Ramazanit më 21 korrik të këtij viti në Elbasan.

Ai është shpallur në kërkim për vrasjet e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhiaj, në Durrës si dhe për ekzekutimin e Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës.

Mësohet se autoritetet kanë dyshime të forta se pas vrasjeve në Durrës dhe Elbasan është Nuredin Dumani.

Si e zbuloi policia Nuredin Dumanin?

Pikërisht arma e autorit të vrasjes së Emiliano Ramazanit u gjet në një servis në Peqin, dhe madje pronarët e servisit Albert dhe Seit Manahasa u arrestuan.

Kjo armë dyshohet se është përdodur për vrasje me pagesë dhe ka qenë Klevis Kapllanaj, bashkëpuntori i Nuredin Dumanit në vrasjen e Emiliano Ramazanit që e ka fshehur në këtë servis.

Tashmë si Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani, ky i fundit u vra në Rrogozhinë në shtator të këtij viti dyshohen si autorë të vrasjes së Emiliano Ramazanit në korrik./ Opinion.al

Pas