Kryesore

“Kushtetuesja”, Meta-juristëve: Mos u frikësoni nga procesi i verifikimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:25 - 13/10/20 |
Opi Nion

Një ditë para përfundimit ë afatit të thirrjes për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese që në 7 shkurt të 2018. presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje juristëve që të aplikojnë.

Kjo është hera e tretë e shpalljes së vakancave që nga viti 2018. Ndërkohë, Meta shprehet se juristët të cilët dëshirojnë të aplikojnë, të mos kenë frikë nga verifikimi i KED. Teksa ka mbetur një ditë nga afati i thirrjes së tretë, Presidenti thekson se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më herët, kandidatët që shprehën interesin ose janë tërhequr gjatë garës, ose nuk janë kualifikuar nga KED gjatë procesit të verifikimit të tyre, duke pamundësuar kështu sigurimin e një numri të mjaftueshëm kandidatësh për ushtrimin e të drejtës së emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese për këtë vend vakant.

Pas përfundimit të procedurës së aplikimit, lista e kandidatëve aplikues dhe dokumentacioni shoqërues i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësim sipas ligjit./ Opinion.al

Pas