Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasjet në Beograd, mijëra qytetarë protestojnë kundër dhunës në Serbi

2023/05/09 at 1:51 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasjet në Beograd, mijëra qytetarë protestojnë kundër dhunës në Serbi

Dhjetëra mijëra serbë u mblodhën në Beograd të hënën, duke më shumë siguri, ndalim të shfaqjes së përmbajtjes së dhunshme në televizione dhe dorëheqjen e ministrave kryesorë, disa ditë pas dy sulmeve në masë, që lanë pas vetes 17 të vrarë.


Turma e paparë në vendin ballkanik prej vitesh, parakaloi solemnisht nëpër qendrën e qytetit pas një pankarte ku shkruhej, “Serbia kundër dhunës”.

“Jemi mbledhur këtu për të bërë nderimet tona të fundit, për të bërë më të mirën që kjo të mos ndodhë më kurrë, askund”, tha Borivoje Pleçeviç nga Beogradi.

Të mërkurën e kaluar, një nxënës i cili mori me vete dy revole në shkollën e tij, vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie. Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues mbetën të plagosur.

Dy ditë më vonë, një burrë 21 vjeçar duke vrau tetë veta dhe plagosi 14 të tjerë në Serbinë qendrore.

Të dy sulmuesit janë arrestuar.

Protestuesit dhe mbështetësit e opozitës kërkuan mbylljen e stacioneve televizive dhe tabloideve të cilët i akuzojnë për shfaqje të përmbajtjes së dhunshme dhe vulgare.

Partitë opozitare dhe disa grupe të të drejtave të njeriut akuzojnë presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Partinë e tij Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet për autokraci, shtypje të lirisë së medias, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiç dhe aleatët e tij i mohojnë këto akuza.

Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bratislav Gashiç dhe drejtorit të Agjencisë shtetërore të sigurisë, Aleksandar Vulin, si dhe shkarkimin e Komitetit Rregullator të Qeverisë për Median Elektronike (REM) brenda një jave. Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç dha dorëheqjen të dielën.

Protestuesit kërkuan gjithashtu një seancë të jashtëzakonshme parlamentare dhe një debat rreth situatës së përgjithshme të sigurisë.

“(Ky është një akt) solidariteti kundër … dhunës në media, në parlament, në jetën e përditshme … solidaritet për shkak të fëmijëve të humbur”, tha Snezhana, një grua rreth të 60-ave që nuk pranoi të tregonte mbiemrin e saj.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete të tjera të Serbisë.

Në përgjigje të sulmeve, policia serbe shpalli të hënën një amnisti njëmuajshe për dorëzimin e armëve të paligjshme. Ajo tha se mbi 1,500 armë u dorëzuan në ditën e parë.

Përveç ligjeve ekzistuese për përdorimin e armëve presidenti Vuçiç shpalli kontrollet policore të pronarëve të armëve të regjistruara.

Serbia ka një kulturë të rrënjosur thellë të mbajtjes së armëve, dhe së bashku me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor është e mbushur me armë dhe municione të nivelit ushtarak në duart e qytetarëve privatë, pas luftërave të viteve të 90-ta që cuan në rrënimin e ish Jugosllavisë./VOA

Etiketa: ARMEprotestaserbivrasje


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
LinkedIn mbyll aplikacionin në Kinë, shkurton më shumë se 700 vende pune

LinkedIn mbyll aplikacionin në Kinë, shkurton më shumë se 700 vende pune

Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit

Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit

Shtyhet pretenca për çështjen “Gërdeci”. Zbulohet arsyeja

Shtyhet pretenca për çështjen "Gërdeci". Zbulohet arsyeja
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}