Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre personave të dënuar për vepra të rënda penale.
Bëhet fjalë për; Andre Nikollin, banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;
Besnik Lekgegajn, banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Besmir Luginën, banues në Lezhë, i dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al