Kryesore

Rama i përgjigjet Metës: Ilir, ti je thjesht komandant i LSI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 19/10/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta i cili gjatë konferencës për mediat deklaroi se ai është jo vetëm komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por dhe ushtari i parë për të mbrojtur Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i drejtohet presidentit duke shkruar se ai është thjesht komandant i LSI dhe jo komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi Shqipëria nuk është në luftë.

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin,”-shkruan Rama./ Opinion.al

Pas