Aktualitet

Vrasja në Shkodër/ Gjendet një pistoletë dhe një motoçikletë e djegur, në kërkim autorët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:13 - 18/09/22 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi këtë mbrëmje qytetin, ku 19-vjeçari Erjon Xhenjo mbeti i vrarë.

Sipas policisë në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Sakaq, shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

 

Pas