Aktualitet

Vrasja në Rrëshen, Dom Gjergj Meta:Sistemi i drejtësisë larg atij evropian


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 16/12/20 |
Doriana Çepunaj

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka dhënë një mesazh pas vrasjes së Anton Kelit, mbrëmjen e djeshme në Rrëshen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën thirrje që të ndalohen vrasjet dhe se gjykimi duhet t’i lihet vetëm zotit.

Po ashtu, Dom Gjergj Meta shkruan se sistemi i drejtësisë në Shqipëri mbetet ende larg atij të një vendi normal evropian.

MJAFT MË ME VRASJE! Qyteti jonë, Rrësheni, u përgjak sërish. Prapë një vrasje tjetër pa autor apo me autor në drejtim të paditur. Për fat të keq, na janë bërë të shumta drejtimet e paditura, në një sistem drejtësie ende larg atij të një vendi normal europian. Janë të tepërta këto pesha që po i ngarkohen shpesh qytetit tonë të vogël, këto kohët e fundit. Kushdo që merr jetën e një njeriu ta dijë se një ditë do të japë llogari. Mund t’i fshihet drejtësisë së njerëzve, mund të humbasë gjurmët, por nuk i fshihet dot gjykimit të Zotit e as gjykimit të ndërgjegjes së vet. Nuk kam fjalë tjetër për ata që kanë gisht në këto punë përveçse: Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin. Do të vijë një ditë gjykimi i Zotit, në këtë botë e në tjetrën. Nuk do t’i shpëtojë dot askush atij gjykimi. Sa jeni gjallë keni kohë të silleni kah e mira, kah falja dhe paqja. Lum ata që duan paqen dhe urrejnë të keqen, sepse do të quhen bijtë e Hyjit.Mjaft më me vrasje! Mjaft!”, shkruan Dom Gjergji Meta./Opinion.al

Pas