Pamjet e mëposhtme vijnë pak momente pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme Elbasanin, ku u ekzekutua me armë Madrit Ulqinaku, nga një 20-vjeçar. Në video shfaqet momenti kur familjarët e tij afrohen pranë trupit të pajetë, mes lotësh e britmash.
Madrit Ulqinaku u qëllua disa herë me armë nga një i ri, pas një sherri për arsye banale. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ndërsa në momentin e ngjarjes, Ulqinaku ka qenë duke u drejtuar për tek automjeti i tij, ndërsa po dilte nga një lokal. Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit.