Aktualitet

Gruaja ndërroi jetë nga plagët e djegies, mjeku s’njoftoi policinë, vihet nën hetim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:41 - 18/08/22 |
Opi Nion

Një mjek në Spitalin e Dibrës është proceduar penalisht, pasi nuk ka njoftuar policinë se një prej pacienteve që ka trajtuar është paraqitur në spital me plagë djegieje. Gruaja nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin S. L.,  banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër, pasi më datë 11.08.2022, ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M., 74 vjeçe, banuese në Bulqizë, e cila si pasojë e dëmtimeve nga djegia, më datë 17.08.2022, ka humbur jetën. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim”, njofton policia.

Pas