Kronikë

Vrasja e Tuland Beqirajt, dënohet me 21 vite burg autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 13/04/22 |
Opi Nion

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 21 vite burg, Elton Hajnajn i cili akuzohet se ka vrarë Tauland Beqirajn.

Mësohet se gjykata i caktoi Hajnajs 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Ngjarja ka ndodhur më 3 mars të 2021, pranë Gjykatës së Apelit ku është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Tauland Beqiraj.

Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe ka vrarë të riun në rrugën Transballkanike.

Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit./Opinion.al

Pas