Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushte të rënduara shëndetësore? Koka mbetet në burg, Gjykata s’pranon rekursin

2022/04/13 at 11:59 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Në burg për inceneratorët, Koka-gjykatës: Hiqni sekuestron e kantinës së verës

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për rekurs duke lënë në burg të ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve.


Në dokumentin e gjykatës thuhet se shkaqet e parashtruara në rekurs rezultojnë haptazi të pabazuara dhe vlerësohen si të papranueshme për pranimin e rekursit.

Ndërsa lidhur me pretendimet për kushtet shëndetësore të rënduara të Kokës, gjykata thotë se këto pretendime kanë marrë njëherë përgjigje nga Gjykata e Apelit dhe nuk konstatohet se ka zbatim të gabuar të ligjit.

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji) vlerëson se, rekursi nga kërkuesi është paraqitur brenda afatit ligjor të parashikuar në nenin 435 të Kodit të Procedurës Penale. Rekursi është nënshkruar prej kërkuesit dhe mbrojtësit të tij. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është njoftuar për rekursin dhe nuk ka paraqitur kundër-rekurs.

Shkaqet e rekursit në Gjykatën e Lartë parashikohen nga neni 432 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo dispozitë në pikën 1 të tij, parashikon se rekursi kundër vendimit të gjykatës së apelit mund të bëhet kur nuk është respektuar ose është zbatuar gabim ligji material ose procedural i cili është me rëndësi për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore; kur nuk është respektuar ose është zbatuar gabim ligji procedural me pasojë pavlefshmërinë e vendimit, pavlefshmërinë absolute të akteve ose papërdorshmërinë e provave; ose kur vendimi i ankimuar vjen në kundërshtim me praktikën e Kolegjit Penal ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Kolegji vlerëson se, asnjë nga pretendimet e ngritura në rekurs nuk i referohet shkaqeve që parashikohen nga 432 i Kodit të Procedurës Penale. Pjesa e pretendimeve në rekurs që ngre çështje të vlerësimit të provave del jashtë juridiksionit ekskluzivisht ligjor të Gjykatës së Lartë. Në të gjitha rastet kur rekursi nuk i përmbahet shkaqeve të përcaktuara shprehimisht nga neni 432/1 i Kodit të Procedurës penale, Kolegji Penal vendos mospranimin e rekursit. Qëndrimi që mban Kolegji për rastin në shqyrtim, bazohet edhe në jurisprudencën e konsoliduar të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, e cila referon në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilave shkaqet e parashtruara në rekurs që rezultojnë haptazi të pabazuara vlerësohen si të papranueshme për pranimin e rekursit.

Kolegji vlerëson se kërkuesi ka paraqitur si shkaqe rekursi të njëjtat pretendime si në ankimin e paraqitur përpara gjykatës së apelit, pretendime për të cilat ai ka marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykata e apelit. Është momenti për tu vënë në pah se, Gjykata e Lartë është vetëm një gjykatë ligji, e cila shqyrton pretendimet e palëve për zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural, ose kur vendimi i ankimuar vjen në kundërshtim me praktikën e Kolegjit Penal ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pra, kjo gjykatë nuk është një gjykatë fakti dhe pretendimet për vlerësim të gabuar të provave janë një çështje që del jashtë juridiksionit ekskluzivisht ligjor të Gjykatës së Lartë.

Me ndryshimet e K.Pr.Penale të miratuara me ligjin nr. 41/2021 rezulton se rekursi duhet të përmbajë shkaqet për të cilat kërkohet prishja apo ndryshimi i vendimit, si dhe argumentet që mbështesin pretendimin se ekzistojnë shkaqe për rekurs sipas parashikimeve të nenit 432 të këtij Kodi. Paraqitja e rekursit për shkaqe të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 432 të Kodit të procedurës Penale, apo pa u argumentuar ato, përbën shkak që Kolegji të vendosë mospranim të rekursit sipas nenit 433 të K.Pr.Penale, i cili parashikon se: “Rekursi nuk pranohet në qoftë se bëhet për shkaqe të ndryshme nga ato që lejon ligji, si dhe kur Gjykata e Lartë çmon se çështja nuk duhet të shqyrtohet prej saj, sipas përcaktimeve të paragrafit 1, të nenit 432, të këtij Kodi.”

Kolegji rikonfirmon edhe një herë qëndrimin e tij se, është i nevojshëm disiplinimi i palëve dhe avokatëve që përfaqësojnë interesat e tyre në Gjykatën e Lartë, që rekursi nuk mund të jetë një përsëritje e shkaqeve të ankimit, për të cilat kërkuesi ka marrë një herë përgjigje nga gjykata e apelit. Është thelbësore që ky akt procedurial me të cilin vihet në lëvizje Gjykata e Lartë duhet të përmbajë patjetër argumentim nëse nuk është respektuar ose është zbatuar gabim ligji material ose procedural, i cili është me rëndësi për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore; kur nuk është respektuar ose është zbatuar gabim ligji procedural me pasojë pavlefshmërinë e vendimit, pavlefshmërinë absolute të akteve ose papërdorshmërinë e provave; ose kur vendimi i ankimuar vjen në kundërshtim me praktikën e Kolegjit Penal ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Në rastin konkret nuk rezulton që kërkuesi të ketë argumentuar nëse nga gjykatat më të ulëta ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural, apo nëse vendimet e tyre bien në kundërshtim me praktikën e Kolegjit Penal apo Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Kolegji vlerëson se, gjykatat e faktit kanë arsyetuar drejtë, së pari në lidhje me dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova që i dyshuari mund të ketë kryer veprat penale, të cilat i atribuohen nga prokuroria. Gjykatat kanë arsyetuar gjithashtu edhe në lidhje me kushtet dhe kriteret për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Lefter Koka dhe përse kjo masë sigurimi personal përbën masën më të përshtatshme dhe në përputhje me nevojat e sigurimit në rastin objekt shqyrtimi.

Në lidhje me pretendimet për provueshmërinë e akuzës ndaj kërkuesit, Kolegji vlerëson se këto çështje nuk i përkasin kësaj faze procedurale. Në fazën e hetimeve paraprake në të cilën ndodhet çështja, gjykata e hetimeve paraprake ka arsyetuar në lidhje me masën e sigurimit të caktuar ndaj personit nën hetim. Pretendimet e tjera që i përkasin themelit të çështjes do të gjykohen në një fazë të mëvonshme, gjatë shqyrtimit të çështjes në themel (nëse çështja penale do të avancojë deri në atë fazë).

Në lidhje me pretendimet për kushtet shëndetësore të rënduara të kërkuesit, që nuk përligjin vijueshmërinë e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, Kolegji vlerëson se këto pretendime janë shqyrtuar një herë dhe kanë marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykata e apelit. Gjatë shqyrtimit të rekursit në dhomën e këshillimit nuk konstatohet se ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural në vendimmarrjen e kësaj gjykate, vendimi i së cilës është rekursuar në Gjykatën e Lartë.

Sa më sipër, Kolegji arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka kundër vendimit nr. 01, datë 02.01.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk përmban asnjërin prej shkaqeve të parashikuara në nenin 433 të Kodit të Procedurës Penale, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet”, thuhet në vendimin e Gjykatës.



Ju sugjerojmë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Sport

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

22 Qershor, 2026 10:09 am
I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë
Bota

I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë

22 Qershor, 2026 10:07 am
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, ulen çmimin e naftës

22 Qershor, 2026 10:04 am
Rama vizitë në Francë, takohet me Macron
Kryesore

Rama vizitë në Francë, takohet me Macron

22 Qershor, 2026 10:02 am
Balla:Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë
Politikë

Balla:Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

22 Qershor, 2026 10:00 am
Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?
Politikë

Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?

22 Qershor, 2026 9:57 am
Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Para
Dyshime për armë kimike në Ukrainë? Rusia: SHBA po provokon me deklaratat

Dyshime për armë kimike në Ukrainë? Rusia: SHBA po provokon me deklaratat

“Nxorri një sëpatë, pastaj armën”, i riu shqiptar tregon sulmin në Nju Jork

"Nxorri një sëpatë, pastaj armën", i riu shqiptar tregon sulmin në Nju Jork

Ndezi TV që mos dëgjoheshin të bërtiturat,kapet shqiptari që përdhunoi të miturën

Ndezi TV që mos dëgjoheshin të bërtiturat,kapet shqiptari që përdhunoi të miturën
















TE FUNDIT

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
22 Qershor, 2026

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjës. Një 71 vjeçare ka humbur jetën teksa...

Lexo më shumë

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
22 Qershor, 2026

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe nga...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
22 Qershor, 2026

Përfaqësuesja e Portugalisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Uzbekistanit në zonën e Palm Beach, pranë Miamit, mes kushteve të vështira...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
22 Qershor, 2026

Mikel Oyarzabal ka qenë protagonisti absolut i pjesës së parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Arabisë Saudite. Sulmuesi spanjoll fillimisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}