VLORË- Prokuroria ka dhënë pretendencën për autorët e vrasjes së trefishtë në lagjen Çole të Vlorës. Ajo ka kërkuar burg përjetë për Aleksandër Llanajn. Për Bertil Alliajn e Ani Begajn ka kërkuar 35 vite burg. Këta tre persona akuzohen për vrasjen e Haki Rakipit, Ardi Velaj si Albi Limaj.
Sherri banal ka nisur në orët e para të mëngjesit të 7 prill të këtij viti në një kazino të qytetit bregdetar. Sipas hetuesve të çështjes, kanë qenë Hasanaj dhe Velaj që nisën konfliktin, duke dhunuar në një lokal lojërash fati 21¬vjeçarin Xhuliano Lutaj. Disa orë pas sherrit, shokët e këtij të fundit kanë shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja, pikërisht në lagjen “Çole” dhe janë hakmarrë.