Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Lolës 12 vjeçare trondit Francën, protesta kundër politikës së emigrantëve

2022/10/23 at 11:17 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e Lolës 12 vjeçare trondit Francën, protesta kundër politikës së emigrantëve

Vrasja mizore e një 12-vjeçareje në Paris ka shokuar Francën. Partitë e djathta e ekstremistët e përdorin këtë tragjedi si armë kundër qeverisë në politikën e migracionit.

Të premten e shkuar Lola u gjet e vrarë brutalisht në oborrin e shtëpisë së saj. Që më parë babai kishte vënë alarmin, kur priste vajzën që nuk u kthye nga shkolla. Menjëherë më pas u identifikua një e dyshuar dhe u arrestua. Femra e dyshuar ndodhet në paraburgim bashkë me një ndihmës të dyshuar. Ekspertizat psikologjike do të sqarojnë gjendjen psikike të të dyshuarës që edhe më parë ka vuajtur nga sëmundje psikike.

Rikthimi i Zemmour në skenën politike

Ekstremistin e djathtë francez, Eric Zemmour e kishte mbuluar heshtja këto kohë, pasi partia e tij “Reconquête” në zgjedhjet parlamentare arriti vetëm 4% të votave. Partia e tij e “ripushtimit” u përkrah nga konservatorët ekstremistë, dhe të pakënaqurit e partisë së Le Pen, Rassemblement National, mes tyre edhe mbesa e Le Pen-it, Marion Mareshal. Por propaganda e tij e ekzagjaruar kundër islamit largoi shumë votues. Tani Zemmour është kapur pas vrasjes së Lolës për t’u rikthyer në skenën politike. “Nënshtetase algjeriane dhe ilegale, tani është zyrtarisht: vrasësja e Lolës nuk duhej të ndeshej kurrë me vajzën. Edhe njëherë. #Francocide” shkruan Zemmour në twitter.

Frankreich Mordfall Lola in Paris

Tek e dyshuara për vrasjen e Lolës bëhet fjalë për algjerianen Dahbia B. që erdhi me vizë studentore në Francë para 6 vjetësh. Por asaj i kishte përfunduar e drejta e qëndrimit, pas një kontrolli në gusht në aeroport, Dahbia B. mori urdhrin për largimin nga Franca deri në fund të shtatorit. Por Dahbia B, si shumë migrantë të tjerë ilegalë nuk u largua. Ministria e Brendshme në Paris ka deklaruar se nga fillimi i vitit janë dëbuar vetëm 20% e personave që duhej të largoheshin nga Franca. Por shifra e errët mund të jetë në disa qindra mijëra vetë, që qëndrojnë ilegalisht. Nga qeveria thuhet, se deri tani fokusi ka qenë tek dëbimi i personave me vepra penale. Dahbia B. nuk kishte pasur probleme me drejtësinë më parë. Zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Veran tha se duhet ketë “përmirësime” tek dëbimet dhe se po punohet me intensitet që ato të zbatohen. Por ai paralajmëroi të mos instrumentalizohet dhe politizohet ky rast. Por Zemmour dhe përkrahësi i tij, Samuel Lafont bëjnë fjalë prej disa ditësh për “konspiracionin e heshtjes” dhe kanë protestuar kundër “pasigurisë vrasëse”.

Frankreich I Proteste nach Mord an LolaProtesta e organizuar nga organizata e krahut të djathtë ‘Institut pour la Justice, 20 tetor

Sulme nga e djathta në Asamblenë Kombëtare

Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron priti prindërit e vajzës së vrarë dhe u shprehu ngushëllimet. Prindërit e Lolës janë tërhequr ndërkohë në Breton për t’i ikur zhurmës mediatike. Këtë javë në Asamblenë Kombëtare në Paris pati sulme të forta verbale nga e djathta. “Shumë krime kryhen nga imigrantë ilegalë, që ne nuk i donim dhe që nuk mundëm t’i kthenim në shtëpi”, ka deklaruar kryetarja e opozitës, Marine Le Pen, që në zgjedhjet presidenciale arriti 42% të votave kundër Macron. Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne e paralajmëroi Le Pen të tregonte “më shumë ndjenjë mirësjelljejeje” e të respektonte “dhimbjen e familjes dhe kujtimin për Lolën”. Por edhe konservatorët që bashkëpunojnë me kampin e presidentit herë pas herë e sulmuan qeverinë. “Ky fëmijë u torturua, u dhunua dhe u vra nga një emigrante ilegale që duhej të ishte larguar nga Franca.” Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për këtë dështim, tha deputeti Eric Pauget. Ministri i Drejtësisë, Eric Dupont-Moretti e fajësoi opozitën se kërkon të nxjerrë edhe avantazhin më të vogël politie prej kësaj edhe “e përdor arkivolin e vajzës 12-vjeçare si trampolinë”, dhe ky “është turp”.

Frankreich I Proteste nach Mord an Lola

Përdorimi i vrasjeve dramatike nga ekstremi politik

Politologu Jean-Yves Camus nga Fondacioni Jean Jaurès në Paris është i mendimit se “të gjithë ata që duan të nxjerrin avantazhet e tyre nga kjo vrasje e tmerrshme janë shumë të pandershëm. Ne vërtet kemi probleme me dëbimet, që nuk zbatohen. Por ky problem mund të zgjidhet vetëm me politikën dhe diplomacinë, jo duke mbjellë urrejtje dhe të rrisësh pikëllimin e familjes.” Marrëdhëniet me Algjerinë, vendin nga ku shumë qytetarë nuk kanë leje qëndrimi, janë të tensionuara. Qeveria franceze duhet të peshojë gjithmonë, se sa konfrontuese do të jetë duke kryer dëbime në masë të gjerë.

Frankreich Paris | Eric ZemmourEkstremisti i djathtë, Eric Zemmour

Një analizë e stacionit televiziv France Info kujton, se përdorimi i rasteve dramatike të kriminalitetit  nga krahu ekstrem politik në Francë ka traditën e vet. “Në vitet 70-të ishte Jean-Marie Le Pen (babai i Marine Le Pen) që vrasjet që kryenin të huajt i përdorte për të fshikullur migracionin”, shkruan Renaud Dely. Sot Marine Le Pen përdor dramën e Lolës për të bërë për vete ata që kanë mbetur ende në krahun konservator./DW



Ju sugjerojmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Para
Maratona e Tiranës, Veliaj iu bashkohet personave me aftësi ndryshe

Maratona e Tiranës, Veliaj iu bashkohet personave me aftësi ndryshe

Publikohet data kur do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane

Lotaria Amerikane, Ambasada jep informacione dhe detaje

Fali penalitetin 1 milion euro, PD akuza për ministren Balluku në inceneratorin e Fierit

Fali penalitetin 1 milion euro, PD akuza për ministren Balluku në inceneratorin e Fierit
















TE FUNDIT

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
14 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do...

Lexo më shumë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për projektet e investimeve në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}