Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Everest Çakës/Hoxha: Nis në Spanjë, nga 2008 sot ka 7 të vrarë

2021/05/12 at 10:38 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Everest Çakës/Hoxha: Nis në Spanjë, nga 2008 sot ka 7 të vrarë

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se ekzistojnë të paktën dy pista dyshimi, lidhur me vrasjen e Everest Çakës në Elbasan.


Hoxha e lidhi ngjarjen me një seri vrasjesh të ndodhura në Spanjë që në vitin 2008, ndërsa nuk përjashtoi edhe lidhjen e gjakut të Everest Çakës me Arjan Spahiun, i vrarë në Belgjikë disa kohë më parë.

“Njëri degëzim ka lidhje me ngjarjen e Belgjikës, vrasjen e Arjan Spahiut në varrimin e të cilit Çaka nuk ka shkuar dhe kishte kohë që kishte distancë nga Arjan Spahiu.

Pista që nis nga 2008 deri sot ka 7 të vrarë. Dy janë vëllezërit Ibrahim dhe Alfons Çaka, dy janë vëllezërit Gëzim dhe Florenc Alikaj, dhe dy janë vëllezërit Muhameti dhe babai i tyre që janë vrarë në gjumë.

Vëllai i Everestit kishte shkuar në Spanjë me familjen. Aty ndodhej Florenc Alikaj me familjen. Ky i ka kërkuar punë dhe Alikaj i ka dhënë mall për të shitur. Në një moment nuk i ka kthyer lekët. Meqë shkoi kohë, Alikaj e kërkon për ta takuar. Ai i është fshehur dhe ky e gjen në një lokal në Barcelonë dhe në prezencë edhe të njërëzve të tjerë e qëllon me shuplkakë. Një javë më pas në Barcelona vjen Zenel Muhameti i njohur ndryshe si Nel Çami. Ai ishte mik i ngushtë me Florenc Alikaj. Shkojnë për drekë në restorant. Rrugës ndalojnë në një karburant. Aty vjen një makinë, nga makina del Alfons Çaka dhe qëllon në drejtim të Florenc Alikaj. E qëllon në dorë dhe pistoleta i bllokohet. Nga krahu i pasagjerit Nel Çami vret Alfons Çakën. Pas ngjarjes, vëllai tjetër i Florenc Alikaj shkon tek familja e Everest Çakës, ja shpjegon ngjarjen dhe i thotë që në rastin konkret djali juaj ka qëlluar vëllain tonë dhe e ka plagosur, por se ka vrarë vëllai ynë djalin tuaj. Në varrimin e Flornes Çakës kanë qenë edhe  familjarët e Florenc Alikajt. Pas ngjarjes Alikaj dhe Nel Çami shkojnë në Itali. Alikaj detyrohet të kthehet në Spanjë se i lind nusja. Duke shkuar në maternitet e ndalon policia. I kërkon çfarë ka ndodhur, kush e ka bërë vrasjen dhe ky nuk e tregoi prezencën e Zenel Çamit, sepse i shpëtroi jetën. Zenel Çami në këtë moment ëhstë zhdukur. Mendohet se ai ndodhet diku në Amerikën latine dhe është shumë i fuqishëm atje.

Pas kësaj Florenc Alikaj shkon në burg, por nuk e tregon të vërtetën. Shkon në Apel ku ka paguar 800 mijë euro dhe dënimi shkoi në 6 vjet nga 16 vjet.

Nga ky moment hyn në lojë Everesti. Së pari vritet vëllai i Florenc Alikaj, që ishte shofer autobuzi në Elbasan dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pasi del nga burgu Florenc Alikaj vjen në Elbasan, vritet dhe ai. Në të dyja rastet autori i dyshuar është Everest Çakaj.

Në pamundësi për të gjetur Zenel Çamin, ai ka vrarë dy vëllezërit dhe babain e tij. Për këtë ngjarje aty është gjetur një ADN e autorit. Dyshimi ka qenë për vrasje me pagesë dhe dyshimi ka qenë që pas kësaj ngjarjeje është Everest Çakaj”, tha Hoxha duke treguar dinamikën e ngjarjeve.

“Varianti tjeteër është që mund të ketë lidhje me variantin e Brukselit. Me idenë që a do kishte mundësi Arjan Spahiu të reagonte? Dhe një nga njerëzit potencialë ishte Everesti, por aktualisht ai ishte shkëputur dhe po mbante distancë me ta”, u shpreh Hoxha./Opinion.al

Etiketa: Artan Hoxhaelbasaneverest caka


Ju sugjerojmë

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
-U tha në Opinion

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

21 Janar, 2026 11:03 pm
Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
-U tha në Opinion

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

21 Janar, 2026 10:56 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

21 Janar, 2026 10:44 pm
Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Para
Blinken: SHBA s’do të hezitojë t’i përgjigjet agresionit rus

Blinken: SHBA s’do të hezitojë t’i përgjigjet agresionit rus

Horoskopi për ditën e enjte, 13 maj 2021

Horoskopi për ditën e enjte, 13 maj 2021

“S’ka Zot”/Një person hyn në sheshin “Skënderbej” dhe tenton të vetëdigjet

“S’ka Zot”/Një person hyn në sheshin “Skënderbej” dhe tenton të vetëdigjet
















TE FUNDIT

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
21 Janar, 2026

Aksioni policor i disa ditëve më parë për goditjen e një aktiviteti mashtrues call center-ash në Tiranë zbuloi skemën e...

Lexo më shumë

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
21 Janar, 2026

Gazetari Taulant Kopliku, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tregoi skemën sesi mashtrohen europianët, përmes call center-ave në...

Lexo më shumë

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1...

Lexo më shumë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com