Aktualitet

“S’ka Zot”/Një person hyn në sheshin “Skënderbej” dhe tenton të vetëdigjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:10 - 13/05/21 |
Opi Nion

Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët myslimanë.

Një person i identifikuar me inicilet B.G ka hyrë në shesh mes besimtarëve, duke thirrur “S’ka Zot”, ndërsa ka tentuar t’i vërë flakën vetes. Personi i cili ka frikësuar të gjithë besimtarët përreth ishte i lyer me benzinë.

Fillimisht ai është neutralizuar nga besimtarët që ndodheshin në shesh ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas