Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Billës, Adiola Lakra: Celularin e shita disa ditë pas ngjarjes

2020/07/15 at 5:28 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Billës, Adiola Lakra: Celularin e shita disa ditë pas ngjarjes

Rëndohet pozita e Adiola Lakrës pas fakteve të reja që kanë dalë në dritë për ekzekutimin e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e komunës së Parisit.


Prokuroria ka dyshime se vajza ka zhdukur telefonin e për pasojë në këtë mënyrë ka tentuar të fshehë provat. Vetë 26 vjeçarja ka treguar se e ka shitur celularin që përdorte para vrasjes së Billës.

“Unë kam pasur në përdorim atë ditë një celular të markës iPhone X10 me ngjyrë gold. Në atë telefon kam pasur të regjistruar dy numra, njërin në whats up dhe tjetrin për të kryer thirrje. Me Hekuran Billën komunikimet i kryeja në rrjetin whats up, por nuk më kujtohet numri. Aparatin telefonik me të cilin komunikoja me Hekuranin e kam shitur diku rreth 2-3 ditë pas ngjarjes, tek “Dollari” në qendër të qytetit. Nuk mbaj mend se në emër të cilit person ka qenë i regjistruar ai numër, por di që e kam përdorur rreth 1 vit e gjysmë. Ndërsa numrin tjetër, e kam pasur te regjistruar në emrin tim”.

Më pas 26 vjeçarja e ka ndryshuar qëndrimin e saj, në lidhje me zhdukjen e aparatit celular që kishte në përdorim, duke pretenduar se e ka thyer nga zemërimi.

“Unë ndodhesha në një qendër tregtare bashkë me shoqen time Stela, mbiemrin e së cilës nuk e di, kur Lani më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim. I thashë po. U ktheva në shtëpi rreth orës 20.30 të mbrëmjes. Hekurani më telefonoi përsëri dhe më tha se do vinte të më merrte të Komuna e Parisit. Mora taksi dhe u nisa. Kur mbërrita te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, i shkrova Hekuranit, por ai nuk më ktheu përgjigje. Pa arritur te qendra Kristal, pashë shumë makina policie të cilat lëviznin me shpejtësi dhe pashë lajmet se ishte vrarë një person. Ne telefon kam parë automjetin e Lanit dhe aty mësova se ai ishte vrarë. Jam kthyer sërish me të njëjtën taksi dhe kam shkuar ne shtëpinë time. Telefonin me të cilin komunikoja me Lanin e kam thyer copë-copë nga dëshpërimi”.

Sipas grupit të hetimit dëshmia e Adiola Lakrës  është kontradikotre dhe e pabesueshme. Prokuroria dyshon se ky fakt e implikon Lakrën në vrasjen e Billës. Gjithashtu i pabesueshëm për grupin hetimor është edhe fakti që 26 vjeçarja nuk mban mend numrin e celularit dhe emrin e personit në të cilin është i regjistruar.

Për hetuesit është i paqartë edhe fakti pse Lakra ka lejuar ish-të dashurin Sebastian Mali që t’i bëjë ftesë nga instagrami i saj Hekuran Billës. Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga edhe nip e dajë Sebastian Malin dhe Viktor Markun.

Të tre të dyshuarit kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit, por togat e zeza i kanë lënë në burg. Ndërkohë nga policia është shpallur në kërkim edhe një person i katërt që dyshohet të ketë pasur rolin e shoferit dhe ka larguar Viktor Markun nga vendi i ngjarjes,  me makinën që u gjet e djegur në Pezë. Nga aty dyshohet të jenë larguar me një tjetër automjet./ Burimi: Abc News



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Dita e tretë e Hashim Thaçit në Prokurorinë Speciale

Dita e tretë e Hashim Thaçit në Prokurorinë Speciale

BE: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten pasdite

BE: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten pasdite

COVID-19/ Infektohet drejtoresha e ISHSH, shtrohet tek Sanatoriumi

COVID-19/ Infektohet drejtoresha e ISHSH, shtrohet tek Sanatoriumi
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}