Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 22-vjeçares, zgjerohen protestat në Iran

2022/10/04 at 8:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 22-vjeçares, zgjerohen protestat në Iran

Iranianët kanë protestuar për të shtatëmbëdhjetën ditë me radhë, protesta anti-qeveritare që u nxitën nga vdekja e një vajze në paraburgim. Ndërkohë, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka bërë thirrje për unitet.


Universitetet dhe shkollat e mesme iu bashkuan protestave, duke i zgjeruar demonstratat që po mbahen pas vdekjes së Mahsa Amini, 22 vjeçe, e cila vdiq teksa ishte në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit, apo vendosjes së shamisë.

Videot e postuara në rrjetet sociale shfaqën protestat në Teheran, Karaxh, Shiraz dhe Isfahan, teksa pjesëmarrësit brohorisnin slogane, sikurse “Vdekje për diktatorin”.

Gjatë një seance parlamentare, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, pranoi “dobësitë dhe dështimet” e shtetit, por në të njëjtën kohë përsëriti deklaratat e zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe ato të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar armiqtë e Iranit për trazirat.

Madhësia e trazirave në Iran ka qenë e vështirë të verifikohet, pasi Qeveria ka bllokuar qasjen në rrjetet sociale dhe internet. Dëshmitarët kanë raportuar se ka tubime spontane në mbarë vendin, përfshirë edhe protesta të vogla, me qytetarët që po protestojnë edhe në katet më të larta të ndërtesave, dhe gratë po prenë flokët e tyre dhe po djegin shamitë.

Në Teheran, lagjet Tehranpars dhe Ekbatan, kanë qenë qendra e protestave, teksa të shtënat me armë po ashtu janë dëgjuar në sfond.

Studentët e mjekësisë në Universitetin e Gilanit, më 4 tetor protestuan për të kundërshtuar përdorimin e ambulancave nga forcat e sigurisë që po shtypin protestat.

Videot e publikuara më 4 tetor po ashtu shfaqën dyqanet e mbyllura në rrugën Talagani në qendër të Isfahanit. Mbyllja e dyqaneve ishte pjesë e një greve.

Ka raportime se mësuesit në Sagez, vendlindjen e Mahsa Aminit, kanë hyrë në grevë, ndërkaq nxënësit po protestojnë në rrugë.

Vdekja e Aminit më 16 shtator shkaktoi një valë të madhe zemërimi mbi rregullat që autoritetet aplikojnë ndaj grave, sa i përket bartjes së detyrueshme të hixhabit. Gratë në Iran thonë se kjo masë thekson mungesën e të drejtave të tyre në Republikën Islamike.

Zyrtarët thanë se Amini vdiq nga një sulm në zemër. Por, familjarët e saj dhe shumë iranianë të tjerë thonë se dëshmitarët kanë treguar se ajo është rrahur teksa është arrestuar nga autoritetet. Qindra persona, përfshirë artistë, aktivistë dhe gazetarë, janë arrestuar qëkur kanë shpërthyer protestat.



Ju sugjerojmë

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Para
Spiropali merr rolin e drejtueses politike të PS në Shkodër, prezantohet nga Gjiknuri

Spiropali merr rolin e drejtueses politike të PS në Shkodër, prezantohet nga Gjiknuri

SHBA, tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA, tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën

Burri prek të rinjtë në vendin intim në urbanin e Tiranës në mes të dhjetëra pasagjerëve

Burri prek të rinjtë në vendin intim në urbanin e Tiranës në mes të dhjetëra pasagjerëve
















TE FUNDIT

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
10 Shkurt, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
10 Shkurt, 2026

Mbreti Charles III është gati të ofrojë mbështetje për policinë britanike ndërsa shqyrton akuzat kundër vëllait të tij Andrew Mountbatten-Windsor....

Lexo më shumë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com