Politikë

Spiropali merr rolin e drejtueses politike të PS në Shkodër, prezantohet nga Gjiknuri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:50 - 04/10/22 |
Opi Nion

Elisa Spiropali ka zëvendësuar Edona Bilalit në detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste të Shkodrës.

Spiropali është prezantuar para strukturave socialiste nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

Për mediat, Gjiknuri dhe Spiropali thanë se ky pozicion është me rëndësi dhe se Shkodra nuk është nga qarqet e thjeshta për PS-në.

Gjiknuri gjithashtu shtoi se do ishte më mirë për të ardhmen e Shkodrës nëse kjo bashki do votonte për Partinë Socialiste, por theksoi se zgjedhja u takon qytetarëve.

Ndërkohë në rrjetet sociale, Gjiknuri shkruan; “Në Shkodër ku prezantova Elisa Spiropalin në detyrën e drejtueses së re politike për Qarkun. Nuk ka kohë për të humbur! Partia Socialiste e Shkodrës duhet të jetë e bashkuar, kontributi i çdo aktivisti, drejtuesi dhe ish-drejtuesi është i mirëpritur dhe vlerësuar.  Detyra e drejtueses së re është të krijojë sinergjinë e duhur për të përbashkuar të gjithë socialistët e këtij qarku me synim suksesin elektoral në zgjedhjet e ardhshme lokale.”

Pas