Kronikë

 Vrasja e 19-vjeçarit grek/ Autori shqiptar në kërkim, fshihet në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:05 - 05/02/22 |
Opi Nion

Policia greke është vënë në kërkim të një 20-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e një 19-vjeçari në Selanik. Ngjarja ndodhi të hënën pas mesnate, në afërsi të stadiumit së skuadrës së Aris, ndërsa dyshohet se shkak i saj kanë qenë mbështetja e dy skuadrave të ndryshme.

Policia greke ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kapjen e 20-vjeçarit që sipas këtyre të dhënave fshihet tashmë në Shqipëri.  Me ndërhyrjen e Gjykatës së Lartë të vendit, grupi që sulmoi të rinjtë konsiderohen bandë kriminale, ndërsa policia greke ka nisur një operacion special për arrestimin e shpejtë të gjithë të implikuarve.  Sipas informacioneve të bëra të ditura nga CNN grek në vrasjen e të riut kanë marr pjesë të paktën 15 persona në një grup huliganësh. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një 23-vjeçar./Opinion.al

 

Pas