Të tjera detaje rrëqethëse vijojnë të publikohen nga mediat italiane lidhur me vrasjen e 35-vjeçares Klodiana Vefa në Itali.
“Vrapo, mami vdiq!” -kjo ishte thirrja e vajzës së Klodiana Vefës e cila është gjetur e vdekur në rrugë nga fëmijët e saj mbrëmjen e së enjtes.
Sipas dëshmive, çifti shqiptar i cili prej kohësh jetonte në Itali kishte mosmarrëveshje dhe burri ishte larguar nga shtëpia, por nuk ishin ndarë ligjërisht. Klodiana jetonte vetëm me fëmijët, një vajzë e një djalë, 17 e 14 vjeç.
Tragjedia ndodhi në një trotuar afër banesës dhe ishin fëmijët ata që pasi dëgjuan të shtënat dolën dhe panë nënën e tyre pa jetë.
Në skenën e krimit janë gjetur vetëm gëzhojat e plumbave pasi autori i krimit ka marrë armën dhe është larguar me një golf të bardhë.
Mësohet se autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim kapjen e tij.