Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Votuesit e Trump të ndarë për të ardhmen e Partisë Republikane

2021/01/17 at 8:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Votuesit e Trump të ndarë për të ardhmen e Partisë Republikane

Largimi i Presidentit Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar – katër vjet pasi mori kontrollin e Partisë Republikane – e vë në udhëkryq lidershipin dhe drejtimin e ardhshëm të partisë, duke patur parasysh besnikërinë e vazhdueshme të dhjetëra miliona mbështetësve të zjarrtë të Trumpit.


Sulmi ndaj Kapitolit në 6 janar i ka bërë ndarjet mes republikanëve më të thella, ndërsa protestuesit valvitën flamuj të Trumpit ndërkohë që kërkonin të largonin përmes dhunës ligjvënësit dhe, brohorisnin “Vareni Mike Pence-in” – duke iu referuar nënpresidentit i cili ka qenë një nga konservatorët më të besueshëm në Partinë Republikane.

“6 Janari ishte beteja e parë në luftën për shpirtin e partisë Republikane në epokën pas Trumpit,” tha Whit Ayers, president i firmës republikane të sondazheve North Star Opinion. Ai i tha Zërit të Amerikës se, “ekziston një fraksion populist dhe një fraksion drejtues dhe mendoj se të dyja këto grupe do të luftojnë për kontrollin e Partisë Republikane që këtej e tutje.”

Ndarja u manifestua të mërkurën kur 10 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke përfshirë udhëheqësen e rangut të tretë republikan, Liz Cheney, bashkuan forcat me shumicën demokrate për të filluar procedurën e shkarkimit të Presidentit Trump nën akuzën e “nxitjes së kryengritjes”.

Beteja ka të ngjarë të duket më e qartë gjatë një gjyqi në Senatin amerikan që mund të fillojë më vonë këtë muaj – hera e dytë që Trumpi do të duhet të mbrojë veten kundër akuzave të fajësimit. Ndërsa një numër i vogël senatorësh republikanë ndëshkuan me kujdes presidentin pas sulmit në Kapitol dhe disa bënë thirrje për largimin e tij të shpejtë, mbetet për t’u parë se si do të votojnë republikanët në Senat pas largimit të Trumpit nga Shtëpia e Bardhë.

Ndarjet shtrihen përtej republikanëve në postet drejtuese. Shtatëdhjetë e katër milionë amerikanë votuan për zotin Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shumë prej të cilëve besojnë, megjithëse pa patur prova, se zgjedhjet u “vodhën” dhe se partia Republikane në përgjithësi dështoi të luftojë mjaftueshëm në emër të Trumpit.

“Shpresoj që partia aktuale të vdes”, thotë Jake Ballard, një votues i zotit Trump nga Karolina e Veriut. “Republikanët si senatori i Jutas (Utah) Mitt Romney duket se i përbuzin votuesit si unë po aq sa demokratët. Ata janë frikacakë dhe nuk përfaqësojnë interesat e mia”.

Romney ishte senatori i vetëm republikan që votoi në favor të dënimit të Trumpit pas ngritjes së akuzave për shkarkimin e tij vitin e kaluar dhe ka mbetur një kritik i ashpër i presidentit.

Fraksioni populist

Një fraksion i Partisë Republikane përbëhet nga votues evangjelistë të krishterë dhe konservatorë si zoti Ballard, të cilët vazhdojnë të mbështesin me pasion zotin Trump dhe politikanët që ata ndiejnë se kanë qëndruar besnikë ndaj tij.

Ballard tha se ndihej krenar kur pa mijëra “patriotë” që iu përgjigjën thirrjes së presidentit për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve. Ndërsa shpreh keqardhje për trazirat në Kapitol, ai nuk e fajëson Trumpin dhe thekson se presidenti nuk e ka pranuar dhunën politike.

“Ai mund të jetë i vetmi njeri konsekuent mes nesh”, thotë Ballard. “Ai dënoi dhunën e lëvizjes Black Lives Matter këtë verë nga të majtët, dhe tani po e dënon dhunën e shkaktuar nga e djathta.”

Sondazhet tregojnë një rënie në vlerësimet për miratimin e punës së Presidentit Trump që nga 6 janari, kur ai nxiti mbështetësit e tij të marshonin drejt Kapitolit për të protestuar për rezultatet e zgjedhjeve. Por një mesatare e sondazheve të përpiluara nga organizata Fivethirtyeight.com tregon se më pak se një në gjashtë republikanë mbështet largimin e Trumpit nga detyra, një javë pas sulmit në Kapitol që la pesë të vdekur, përfshirë një oficer policie të Kapitolit.

Në Teksas, mbështetësja e Trumpit Marie Garza i tha Zërit të Amerikës se ajo ka gjasa të votojë për presidentin nëse ai kandidon përsëri në vitin 2024. Ajo tha se ngjarjet në Kapitol “shënojnë lindjen e një Partie të re Republikane”.

Zonja Garza shtoi se, “Republikanët që qëndruan pranë Trumpit dhe luftuan për demokraci dhe liri duken qartë ashtu siç duken qartë edhe ata që e përdorën atë për përfitime dhe që tani e kanë braktisur atë. Një parti e re, moderne Republikane / Konservatore po lind dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. ”

Fraksioni drejtues

Ndërsa shumë republikanë vazhdojnë të mbështesin zotin Trump dhe e shohin atë si udhëheqësin e natyrshëm të partisë nga tani e tutje, të tjerët janë gati të ndryshojnë qëndrim dhe besojnë se dominimi i Trumpit në krye të republikanëve do të ishte katastrofike.

“U ndjeva shumë i turpëruar kur pashtë atë që ndodhi javën e kaluar. Nëse ka diçka për të protestuar, duhet protestuar, por hyrja me forcë në Kongres është e papranueshme dhe kjo e bën Amerikën objekt talljeje në mbarë botën,” tha për Zërin e Amerikës veterani dhe banori i Floridës Harvey Wasserman.

Ai thotë se votoi për zotin Trump në vitin 2016 dhe 2020 por tani shpreson që presidenti të qendrojë jashtë politikës sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

“Shpresoj që ai të mbyllet brenda në Mar-a-Lago,” tha zoti Wasserman, duke iu referuar vendpushimit të zotit Trump në Florida. “Ai e ka turpëruar Partinë Republikane. Rri aty dhe mos dil përjashta.”

Drejtimi i partisë

Historiani Allan Lichtman në Universitetin Amerikan nuk beson se presidenti do të largohet nga skena politike.

“Nëse Trumpi nuk është në burg, gjë që nuk është e pamundur në këtë pikë, atëherë nuk mund ta imagjinoj që ai të largohet nga skena,” tha zoti Lichtman.

Profesori Lichtman beson se kjo mund të sjellë telashe për Partinë Republikane siç u dëshmua nga dy garat e fundit për Senatin amerikan në shtetin Xhorxhia me prirje republikane, ku fituan demokratët.

“Kjo u pa në rolin e tij gjatë balotazheve në Xhorxhia. Ai ka një mbështetje të madhe personale, që republikanët nuk duan ta humbasin por as nuk kanë mundësi ta mbajnë sepse tërheqja e tyre i largon të pavarurit dhe republikanët e qendrës.”

Analisti politik me Universitetin e Xhorxhias Charles Bullock thotë se cilido qoftë roli i ardhshëm i zotit Trump në parti dhe diskursi i kombit, disa dëme tashmë janë bërë .

“Mendoj se zoti Trump e ka bërë shumë të vështirë që republikanët të garojnë në shtetet dhe distriktet e moderuara,” tha për Zërin e Amerikës zoti Bullock.

Nëse heqin dorë nga presidenti, tha ai, e lënë veten zbuluar në garat paraprake përballë sfiduesve që janë pro-Trumpit, që do të ishte e vështirë . Por nëse shihen si mbështetës të zotit Trump, kjo gjë mund t’u kushtojë atyre zgjedhjet e përgjithshme.

Qëndrimi i mbështetësit të fortë të zotit Trump, Jake Ballard, është shemmbull i sfidës për republikanët që përpiqen të mbajnë partinë të bashkuar.

“Nëse Partia Republikane vazhdon të drejtohet (RINO) nga njerëzit që kanë vetëm emrin republikanë si Romney, McCain dhe McConnell, atëherë do të heq dorë nga këto zgjedhje dhe thjesht do marrë pjesë vetëm në zgjedhjet lokale,” tha Ballard. RINO është një epitet që përdoret për ata që konsiderohen si shumë të afërt me demokratët./ VOA

Etiketa: donald trumprepublikanetshbazgjedhje


Ju sugjerojmë

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale
Aktualitet

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale

3 Qershor, 2025 11:44 am
Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!
Bota

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!

3 Qershor, 2025 11:31 am
Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit
Bota

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

3 Qershor, 2025 11:30 am
Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore

3 Qershor, 2025 11:16 am
14 maji/ PD nuk çon Komisionerët, PS i kërkon KQZ listën e anëtarëve zëvendësues
Aktualitet

11 Maji/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë 99.455 fletë votimi të papërdorura

3 Qershor, 2025 11:13 am
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze

3 Qershor, 2025 10:55 am
KE vlerëson reformat e Shqipërisë
Aktualitet

KE vlerëson reformat e Shqipërisë

3 Qershor, 2025 10:52 am
Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
Aktualitet

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht

3 Qershor, 2025 10:48 am
Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor
Kryesore

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor

3 Qershor, 2025 10:33 am
“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!
Aktualitet

“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!

3 Qershor, 2025 10:31 am
Para
Termometri shënon -11°, si paraqitet gjendja e rrugëve në Korçë

Termometri shënon -11°, si paraqitet gjendja e rrugëve në Korçë

Tentuan të grabisnin dyqanin në Fier, polici përleshet me tre autorët

Tentuan të grabisnin dyqanin në Fier, polici përleshet me tre autorët

Në kërkim nga drejtësia italiane, shqiptari arrestohet në Kakavijë

Në kërkim nga drejtësia italiane, shqiptari arrestohet në Kakavijë
















TE FUNDIT

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale
3 Qershor, 2025

Një fermë bagëtish në fshatin Domen në Shkodër u vendos në karantinë nga shërbimi veterinar, pasi dyshohet për simptoma të...

Lexo më shumë

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!
3 Qershor, 2025

Një tjetër video e dhimbshme shfaqet në Khan Younis në Gaza. Një nënë bën thirrje të dëshpëruar për ushqim, e...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit
3 Qershor, 2025

Koalicioni qeverisës në Holandë u rrëzua të martën pasi Geert Wilders, lideri i ekstremit të djathtë dhe kreu i Partisë...

Lexo më shumë

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
3 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar në lidhje me fotografimin dhe publikimin e tezës së provimit të maturës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com