Aktualitet

Votat për kanditadët,kush kryeson mes socialistëve e demokratëvë në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:22 - 28/04/21 |
Opi Nion

Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë politike këtë të mërkurë rinis sërish numërimi i votave për të gjithë kandidatët për deputet në qarqet e Shqipërisë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur të raportojë numrin e votave që ka marrë secili kandidat që ka garuar në zgjedhjet e 25 prillit. Sa i takon Tiranës, Partia Socialiste kryeson 18 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 15 mandate

Ndërkohë janë numëruar 26 kutitë e para, nga 1243 për kandidatët. Kështu, nga 26 kutitë e numëruara deri tani, për Partinë Demokratike dhe kooalicionin Aleanca për Ndryshim, kandidati më i votuar është Belind Këlliçi me 883 vota, më pas vjen kreu i PD, Lulzim Basha me 279 vota, i treti është Agron Shehaj me 193 vota dhe në vënd të katërt ndodhet Oriela Nebijaj me 155 vota.

Sa i takon Partisë Socialiste deri tani më e votuara është ministrja Belinda Balluku. Nga 26 kutitë e numëruara, ajo ka marrë 2140 vota, duke qenë më e votuara deri tani. I dyti më i votuari nga radhët e socialistëve është ish-ministri Fatmir Xhafaj, me 622 vota. Më pas, vjen Etjen Xhafaj me 149 vota dhe Orlando Rakimi me 123 vota./Opinion.al

Pas