Gjykata e Lartë ka shtyrë shpalljen e vendimit për pronësin e ish – hotel “Vollgës”. Vendimi ishte parashikuar të merrej këtë të martë, por togat e zeza e kanë shtyrë për në seancën e ardhshme.
Ankimimi në këtë Gjykatë është bërë nga kompania “Saudi Brothers”, e cila ka paditur Hipotekën e Durrësit, e cila e kishte regjistruar pronën në emër të Zanmir Hasës.
Pavarësisht këtij ankimi, me një vendim të sajin, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë një vendim që njeh si pronarë kompaninën arabe. Për më tepër, dy e tretat e pronës janë shitur tek Fejzi dhe Majlinda Kodra, ndërsa pjesa tjetër i është falur Emiljano Shullazit, për mirënjohje.
Deri në sqarimin e pronësisë së hotelit, Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit, vendosi ta sekuestrojë atë. /Tv Klan